AMSHC, miliona lekë para fushatës për shoqata anonime, pranë qeverisë

Publikuar tek: aktualitet, më 09:35 14-05-2015 AMSHC, miliona lekë para fushatës për shoqata anonime, pranë qeverisë Lista e shoqatave që kanë marrë projektet e AMSHC-së

Dhjetra shoqata anonime marrin fondet e qeverisë, për projekte sociale para fushatës zgjedhore. Rreth 300 milionë lekë të vjetra u janë shpërndarë shoqatave që nuk njihen, madje disa nuk ekzistojnë fare. Këto para janë shpërndarë nëpërmjet Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC), në thirrjen shkurt-mars 2015.

Newsbomb.al investigoi se cilat janë shoqatat jofitimprurëse, që kanë fituar listën e 41 projekteve të AMSHC-së, ku rezultoi se një pjesë e shoqatave nuk figuronin që të ishin publike. Këto shoqata nuk ekzistojnë as në bazën e të Dhënave të OJF-ve të regjistruara në AMSHC, që në fakt, është një nga detyrimet më të vogla për të marrë pjesë në projektet e AMSHC.

Rreth 10 prej shoqatave anonime kanë dalë të renditen te më të mirët, duke përfituar me qindra milionë lekë të taksapaguesve shqiptarë.

Të përfshirë në këto projekte janë edhe dy shoqata, njëra themeluar nga miku i kandidatit të së majtës Erion Veliajt, Rubin Beqo. Beqo ka fituar një projekt prej 10 milion lekësh të vjetra, të emërtuar ‘’Artisti si punonjës social’’. Përveç tij, edhe një shoqatë tjetër, drejtuar më parë nga zëvendësministri i Integrimit Evropian, Gentian Elezi ka fituar 10 milionë të tjera. “Qendra Shqiptare për Konkurrueshmërinë dhe Tregtinë Ndërkombëtare”, ku Elezi ka qenë ish-drejtor ekzekutiv ka fituar 10 milionë lekë me projektin “Përmirësimi i qeverisjes ekonomike me anë të rritjes së transparencës, aksesit në informacion dhe fuqizimit të analizave të pavarura në fushën e tregtisë”.

Gjatë kërkimit për shoqëritë e tjera, ato rezultojnë të jenë anonime, emri i të cilave nuk shfaqet asgjëkundi.

 

Më poshtë lista e shoqatave me projekte të fituara para fushatës së zgjedhjeve vendore:

 

2,600,000 Lekë

Unioni Rajonal i Shoqërisë Civile  (URSHC)- "Capacity building" i organizatave të shoqërisë civile në Shkodër

2 600 000 Lekë

Agjencia për Zhvillim Social- Integrimi i komunitetit rom ne qytetin e Korces

2 500 000 Lekë

Agjencia për Zhvillim Rinor Rini aktive – Promovimi i formave agregative rinore

1 000 000 Lekë

Qendra Tulla-Artisti si punonjës social

1 000 000 Lekë

Qendra Shqiptare për Konkurrueshmërinë dhe Tregtinë Ndërkombëtare-Përmirësimi i qeverisjes ekonomike me anë të rritjes së transparencës, aksesit në informacion dhe fuqizimit të analizave të pavarura në fushën e tregtisë

2 000 000 Lekë

Aleanca e Shoqërisë Civile- Mos e ngri dorën – Stop dhunës ndaj grave

3,500,000 Lekë

Qendra për Shtetin e së Drejtës dhe Demokratizimin -Inkurajimi i qytetarisë active

1,900,000 Lekë

Agjencia për Njerëzit në Nevojë (ANN) Ndërgjegjësim dhe sensibilizim i opinionit publik rreth

problemeve të personave me aftësi të kufizuar

2,700,000 Lekë

Qendra për Zhvillim Ekonomik (QZHE) Zhvillimi i qëndrueshëm – Promovimi i një modeli të ri social

1,200,000 Lekë

RINALB Rritja e ndërgjegjësimit ambjentalist tek të rinjtë

2,000,000 Lekë

Qendra "J&K"- Të gjithë të ndryshëm. Të gjithë të barabartë

 

lista2ok

Lista e projekteve

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Qeveria legalizon 60 mijë ndërtime pa leje
Mashtroi zgjedhësit se ishte i PS, kërkohet çregjistrimi i kandidatit në Prrenjas »
Article Logic
Execution time: 0.01277494430542
array(1) { ["section"]=> string(73) "amshc-miliona-leke-para-fushates-per-shoqata-anonime-prane-qeverise-11128" }