Ana e errët e buzëkuqit...

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 20:21 15-02-2016 Ana e errët e buzëkuqit...

Çdo ditë e më shumë po shikojmë se sa në masë dhe tredni është buzëkuqi, por a jemi ne të mirëinformuar për produktet që përdorim nëse përmbajnë apo jo subsatnca kancerogjene?

Një studim i Shkollës se Shëndetit Publik në Universitetin e Kalifornisë në SHBA ka zbuluar se në kozmetikë përdoren metale të rënda që janë të dëmshme për shëndetin e njeriut.

Studimi është kryer në mbi 30 buzëkuqë dhe shkëlqyes buzësh. Rezultatet janë shqetësuese, sepse në to janë gjetur metale si plumbi, kadiumi apo kromi dhe alumini. Përvec këtyre janë gjetur dhe shumë metale të tjera të rrezikshme për shëndetin.

Mjekët bëjnë thirrje që të mos kalohet përdorimi mesatar i tyre ku rreziku i kalimit në stomak është 24 miligram në ditë. Ndërsa për ato që e përdorin shpesh  kalimi në aparatin tretës mund të jetë deri në 87 miligram në ditë, nivel ky i rrezikshëm. Përqëndrimi i kromit lidhet me praninë e metaleve si magnezi, plumbi apo kadiumi që janë shkaktarë i tumoreve në stomak.

Janë prova të thjeshta dhe detaje kaq thelbësore për ato që na duken të parëndësishme në dukje. Buzekuqi ashtu si rimeli janë dy nga gjërat që duhet të zgjidhen  më me kujdes pas një kremi hidratues të mirë lëkure.

Nëse doni të vërtetoni nëse buzëkuqi juaj përmban element kancerogjenë vendosni pak buzëkuq në dorën tuaj sipër buzëkuqit kaloni dhe fërkoni dorën me unazën e floririt. Nëse ngjyra e buzëkuqit pas fërkimit me unazë floriri, bëhet e zezë, kjo do të thotë se përmban elemente kancerogjene.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.015590906143188
array(1) { ["section"]=> string(29) "ana-e-erret-e-buzekuqit-32653" }