Analisti Afrim Krasniqi nxjerr ‘blof’ Gjendjen Civile dhe KQZ: Në Shqipëri janë 2.8 milion qytetarë, nga dolën 4.5 milion (Foto-Diferenca 1.7 milion)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:44 01-12-2020 Analisti Afrim Krasniqi nxjerr ‘blof’ Gjendjen Civile dhe KQZ: Në Shqipëri janë 2.8 milion qytetarë, nga dolën 4.5 milion (Foto-Diferenca 1.7 milion) Analisti Afrim Krasniqi

Analisti politik Afrim Krasniqi publikon shifrat e INSTATIT për popullsinë në Shqipëri dhe nxjerr “blof” Ministrinë e Brendshme, Gjendjen Civile dhe KQZ. Ai i referohet tabelës zyrtare të publikuar nga KQZ për numrin e shtetasve shqiptarë që do votojnë në 25 prill.

Sipas tabelës, numri i shtetasve shqiptarë është 4.544.977, ndërkohë që analisti thotë se sipas Institutit të Statistikave (INSTAT) numri i shtetasve shqiptarë është 2.845.955. “Diferenca rreth 1.7 milionë”, shkruan ai.

“INSTAT: Popullsia e Shqipërisë 1.1.2020 = 2.845.955 banorë. MPB, RGJC dhe KQZ ndanë mandatet për 2021, ku sipas tabelës Shqipëria ka 4.544.977 shtetas! Diferenca rreth 1.7 milionë!! Kemi shtet, kemi parti, kemi shefa të fortë e liderë globalë, por pas 30 vitesh s'dimë ende sa banorë jemi”, shkruan analisti Afrim Krasniqi dhe ndan tabelën e mëposhtme.

EoJAZvGXMAES79q.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Burri i gjyqtares së akuzuar për korrupsion për 6 mijë euro shkon në shtëpi, gjykata lehtëson masën për të dënuarin (HISTORIA e korrupsionit)
VIDEO/ Kapen 2 vëllezërit 'skifterë' në Tiranë, grabitën 8 mln lekë bizhuteri në një argjendari, ja çfarë iu gjet në shtëpi (EMRAT) »
Article Logic
Execution time: 0.01284384727478
array(1) { ["section"]=> string(150) "analisti-afrim-krasniqi-nxjerr-blof-gjendjen-civile-dhe-kqz-ne-shqiperi-jane-2-8-milion-qytetare-nga-dolen-4-5-milion-foto-diferenca-1-7-milion-229757" }