Analisti dhe gazetari i njohur Andi Bejtja ka renditur disa arsye se përse e përkrah protestën e opozitës. Teksa shpjegon arsyet, ai shprehet se e ndjen detyrë qytetare ta thotë me zë të lartë mendimin e tij.
“Nëqoftëse e kam përkrahur këtë protestë....
E kam përkrahur këtë protestë në radhë të parë sepse besoj me të vërtetë që devijimi i votës për shkak të parave të pista të kanabisit është rrezik real.
E kam përkrahur së dyti, mund të them dhe se pari, sepse ishte paqësore dhe nuk kishte asgjë të ngjashme me dhunën e 21 janarit.
Sapo të filloj të bëhet e ngjashme me të kjo protestë nuk është me kauza ime. Këtë e ndjej detyrë qytetare ta them me zë të lartë”,-shkruan gazetari Andi Bejtja.