Analisti flet me superlativa për Xhafajn dhe thumbon Tahirin, ja si i përgjigjet ministri

Publikuar tek: politike, më 23:03 01-03-2018 Analisti flet me superlativa për Xhafajn dhe thumbon Tahirin, ja si i përgjigjet ministri

Analisti Arjan Vasjari ka vlerësuar punën e ministrit Fatmir Xhafaj për ringritjen e Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme duke folur me superlativa për të, edhe pse e ka patur përballë në studion e emisionit “Real Story”.

Vasjari ka thënë se Xhafajt i është dashur të shkëpusë trashëgiminë e katër vjeçarit të Tahirit dhe të përballojë një paragjykim të rëndë edhe pse nuk është përgjegjësi e tij.

Por Xhafaj është treguar modest në përgjigjen e tij duke thënë se sukseset nuk janë të tij por të burrave dhe grave në polici. Xhafaj ka shtuar se nuk e ka vënë kurrë veten në rolin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.

Deklarata:

Është ndoshta i vetmi ministër në histori, që jo vetëm duhet të punojë, por edhe të shkëpusë një trashëgimi. Dhe është i vetmi që të arrijë ta shkëpusë atë trashëgimi. Ardhja e Xhafaj ka qenë një revolucion kopernikan. Sot i duhet të luftojë jo thjeshtë për të ringritur Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit por duhet të përballojë edhe një paragjykim për atë çka thuhet dhe nuk është përgjegjësi e tij.

Policia e Shtetit, Ministria e Brendshme janë ngritur në nivelin e tyre, sepse unë e kam vështirë të besoj, që nëse ky subjekt ka bërë 93 rrugë të tjera dhe risku ka qenë i lartë, e kam vështirë të besoj që nuk ka futur edhe herë të tjera në Shqipëri.

Policia e Shtetit, Ministria e Brendshme, në katër vjeçarin e parë ka qenë një instutucion problematik, dhe unë nuk shikoj një ministër më të mirë se Xhafaj.

Xhafaj: Padyshim ka dhe duhet të ketë një gjë të dallueshme mes Rolit të ministrit dhe drejtorit të Policisë së Shtetit. Unë as nuk e kam ndërmend të bëjë rolin e drejtorit të policisë në asnjë moment.

sdfwergerh4g4g.jpg

 

sdfwgt34gt4g4g.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020710945129395
array(1) { ["section"]=> string(95) "analisti-flet-me-superlativa-per-xhafajn-dhe-thumbon-tahirin-ja-si-i-pergjigjet-ministri-111936" }