Analisti “gozhdon” Ramën: “Nuk ke monopolin e fakteve. S’ju beson më njeri!”. Rama godet tavolinën: Nuk flas më…

Publikuar tek: barometri, më 09:26 05-10-2018 Analisti “gozhdon” Ramën: “Nuk ke monopolin e fakteve. S’ju beson më njeri!”. Rama godet tavolinën: Nuk flas më…

Kryeministri Edi Rama është përfshirë në një debat të ashpër me analistët në studion e emisionit “Real Story”, ku po diskutohet për një nga çështjet më të nxehta atë të dhunimit të Xhisiela Malokut nga djali i deputetit socialist Rrahman Rraja, Rexhep Rraja.

 

Rama ka justifikuar pozicionin e Policisë duke thënë se çështja i kaloi Prokurorisë, por analisti Arjan Vajsari nuk është dakort me këtë këndvështrim.

Sipas Vasjarit çështja e Xhisielës është më e rëndë se një rast i vetëm i dhunës ndaj gruas në Shqipëri, ndërsa u shpreh se qeveria ka humbur besueshmërinë me këtë rast.

Kreu i qeverisë në një moment ka kërkuar të mos ndërpritet duke deklaruar se do ndërpresë debatin.

Pjesë nga debati i ashpër:

Arjan Vasjari: Nuk e keni ju monopolin e fakteve

Edi Rama: Më jep fakte

Vasjari: Fakti është nga momenti i arrestimit

Vasjari: Pistoleta në kokë, dhuna sistematike… këto janë fakte

Rama: Unë s’jam as moralist as inkuizitor. Në këtë rast unë mendoj që ka ndodhur diçka që nuk ka ndodhur kurrë në Shqipëri, një djal deputeti është pas hekurave..

Vasjari: Ti je përfaqësues i pushtetit, jo i shtetit. Unë nuk hedh asnjë insinuatë që ka qënë babai i tij që ka shkuar aty dhe.. Nëse unë do të kisha fakte që ju jeni i implikuar në histori unë do e thosha por nuk kam fakte. Por unë them që nga momenti që asaj vajzës i kanë vënë pistoletën në kokë, deri në momentin që është arrestuar ai, ka kaluar një kohë e gjatë. Mazhoranca nuk është kredibël në këtë histori. Shoqëria nuk ju beson ju kur shpreheni për historinë e asaj vajze, Ju nuk besoheni edhe nëse thoni të vërteta.

Rama: Mos u shqetëso për besueshmërinë e pushtetit se nuk është problemi juaj.

Vasjari: Implikimi i personave të dytë dhe të tretë…

Rama: Të kujt

Vasjari: Nuk mund të më kërkosh të bëj inkuizitorin

Vasjari: Xhaxhai dhe kushëriri i tij kanë shkuar…

Vajsari: Nga një ngjarje e tillë ju keni humbur besueshmërinë..

Rama: Mos u shqetëso për këtë

Rama: Është një rast që tregon se dhuna ndaj grave në Shqipëri…

Vasjari: Nuk është rast për dhunën ndaj grave…qëndron vetë

Rama: Unë nuk flas më… Mos më ndërpre

Vasjari: Ok në rregull

Rama: Nëse këtu s’vendoset rregull, unë nuk flas më

Rama: Ja dëgjoni, tani vazhdoni

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020539999008179
array(1) { ["section"]=> string(109) "analisti-gozhdon-ramen-nuk-ke-monopolin-e-fakteve-s-ju-beson-me-njeri-rama-godet-tavolinen-nuk-flas-me-136705" }