Analisti grek për Russia Today: “Plani i SHBA në Maqedoni: Mbaj Serbinë poshtë dhe Rusinë jashtë”

Publikuar tek: aktualitet, më 15:24 07-03-2017 Analisti grek për Russia Today: “Plani i SHBA në Maqedoni: Mbaj Serbinë poshtë dhe Rusinë jashtë”

Një një analizë të gjatë për zhvillimet politike në Ballkan, Marcus Papadopoulos, akuzon Shtetet e Bashkuara të Amerikës se po mbështesin “shtetet kliente” si Shqipëria dhe Kosova për të zhdukur apo pakësuar influencën ruse në rajon.

Me tone tepër të ashpra, ultranacionaliste dhe shpifje, Marcus Papadopoulos e nis analizën e tij duke “vajtuar” shpërbërjen e ish Jugosllavisë që sipas tij, ishte precedenti amerikan për të ndërhyrë në punët e brendshme të shteteve sovrane dhe të pavarura.

Në artikull thuhet se shpërbërja e Kugosllavisë krijoi shtete kliente të Amerikës si Croacia, Bosnja, dhe Kosova, transmeton Newsbomb.al.

Analisti grek shkruan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë arritur ta kolonizojnë ende plotësisht Ballkanin pasi në rrugën e tyre qëndron Serbia dhe Rusia. Sipas tij, influenca dhe fuqia e Serbisë në rajon është dobësuar ndjeshëm, kjo për shkak të bombardimeve të Natos dhe mbështetjes së “terroristëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga SHBA”.

Artikulli i Russia Today më tej merret me zhvillimet në Maqedoni, ku sipas Papadopoulos në njërin front qëndron Ivanov me Gruevskin dhe në anën tjetër Zoran Zaev me mbështetjen e nacionalistëve shqiptarë.

Papadopoulos shkruan se ardhja e Zaev në pushtet i hapo rrugë planit të Shqipërisë së Madhe të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke forcuar pozitat e shqiptarëve në Maqedoni çka sipas tij do sjellë ndarjen e Maqedonisë.

“Amerika do luajë kartën e shqiptarëve në Maqedoni, çka do të sillte mosekzistencën e shtetit apo zvogëlimin e tij, duke limituar kështu influencën ruse aty. Vendet me shumicë shqiptarësh mund të unifikohen njësoj siç bëri Kosova; duke u bërë defacto e pavarur. Më tej Shqipëria e Madhe mund të shtrihet në Luginën e Preshevës, me inkurajimin amerikan për armatosjen e vendasve”.

Sipas artikullit, Donald Trump nuk do të ndryshojë qëndrim ndaj Ballkanit. Ai do mbështesë shqiptarët për të siguruar dominancën e plotë të SHBA-ve, duke luajtur në Uashington "kartën e shqiptarëve".

“Aleanca shqiptaro-amerikane është vdekjeprurrëse për sigurinë dhe stabiitetin e rajonit të paqëndrueshëm. Por si për amerikanët dhe shqiptarët është një situatë “ëin-ëin”. SHBA do vazhdojë të jetë fuqia udhëheqëse e jashtme në Ballkan. Dhe me ndihmën e amerikanëve, qëllimi shqiptar për realizimin e Shqipërisë së Madhe do hedhë një hap përpara".

Përshtatur nga Newsbomb.al Artikulli origjinal: https://www.rt.com/op-edge/379727-us-macedonia-nato-russia/

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Prokuroria i konfiskon hotelin luksoz dhe truallin te “Uji i Ftohtë” biznesmenit të njohur, ANTIMAFIA zbulon lidhjet e djemve të tij me krimin
Kreu i KQZ, Biba takim me delegacionin e misionit të OSBE/ODIHR »
Article Logic
Execution time: 0.012588977813721
array(1) { ["section"]=> string(99) "analisti-grek-per-russia-today-plani-i-shba-ne-maqedoni-mbaj-serbine-poshte-dhe-rusine-jashte-71083" }