Analisti i ashpër me marrëveshjen për reformën zgjedhore: Është e pisët! Ç’e duam këtë klasë të paaftë politike

Publikuar tek: politike, më 21:33 08-07-2020 Analisti i ashpër me marrëveshjen për reformën zgjedhore: Është e pisët! Ç’e duam këtë klasë të paaftë politike Shpëtim Nazarko

Analisti Shpëtim Nazarko kritikon ashpër marrëveshjen për reformën zgjedhore mes maxhorancës dhe opozitës jashtëparlamentare. Ai thotë se duhej të ishte kryer depolitizimi i komisioneve zgjedhore.

Në emisioni “Byro Politike”, Nazarko kritikoi edhe klasën politike shqiptare duke thënë se është e paaftë që në 30 vite të zgjidhë probleme që tashmë i kanë zgjidhur edhe vende të botës së katërt.

“Kjo post marrëveshja, është për të mbuluar atë marrëveshjen e parë të pistë. Dhe Europa tallet me ne, thotë agai do një ashtu në kokë, t’ja vëmë. Komisioni duhet të jetë i depolitizuar. Ç’e do Shqipëria këtë klasë politike të majtë e të djaththë që nuk zgjidhin dot një problem që e kanë zgjidhur edhe vendet e botës së tretë apo të katërt. E dini ç’do të thotë marrëveshja kur partitë e vogla ushqejnë të mëdhatë? Kur një parti ka 2 mijë komisionerë? Diskutimi i gjërave të tilla e bëjnë pis diskutimin,” u shpreh Nazarko.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0086309909820557
array(1) { ["section"]=> string(116) "analisti-i-ashper-me-marreveshjen-per-reformen-zgjedhore-eshte-e-piset-c-e-duam-kete-klase-te-paafte-politike-213270" }