Analisti Skënder Minxhozi ka parashtruar disa nga hipotezat e tiju në lidhje me atë që mund të ndodhë në zgjedhjet e 25 prillit.
Ai tha përballë Monika Kryemadhit se votat e LSI mund të jenë të rrezikuara nga dy partitë më të mëdha në vend, sidomos nga PD.
“Kam përshtypje që ju dhe zotin Basha ju bashkon diçka e madhe, oponenca kundër kësaj qeverie. Në anën tjetër, mua kalkulimi i votave më çon drejt një shahu jo fort të lehtë dhe brenda koalicionit tuaj. Unë mendoj, mos e merrni për fyerje se LSI vështirë se vlen sërish një çerek milioni vota. Ka marrë një numër të tillë votash, që ishte dhe përtej parashikimeve në 2017-ën.”, tha Minxhozi.