Analisti kosovar Fitim Salihu ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin “Open”, pasi u shpreh se Serbia ka blerë me nga 500 mijë euro dëshmitarë shqiptarë që të dëshmonin diçka që nuk ka ndodhur.
Ai i cilësoi aktakuzat si politike dhe tha se pas këtyre fshihet Serbia, ndërkohë që u shpreh Gjykata Speciale është ngritur nga një aludim i rremë.
“Për mendimin tim është më shumë konspirative të besosh që këto persona kanë provuar ta zhbëjnë specialen, ta besosh këtë alibi të prokurorisë,se sa ta besosh një lloj ndikimi që ka ardhur nga Serbia dhe Rusia në këtë proces. Themelimi i gjykatës dhe procesi si ka vajtur më pas funksionalizimi i saj nuk janë e njëjta gjë. Gjykata Speciale është ngritur nga një aludim e rremë. Shtëpia e verdhë, trafiku i organeve ka qenë përrallë për fëmijë se sa realitet. E para. E dyta ka dëshmi me zë dhe figurë, të incizuara dhe publikuara nga televizioni publik i Kosovës, të agjentëve të shërbimit informativ serb, të cilët tentojnë të blejnë shqiptarë për të dëshmuar, me shifra parash që shkojnë deri në 500 mijë euro. Gjykata Speciale ka kërkuar nga prokuroria serbe dëshmi për emrat konkretë që është aluduar se kanë kryer krime. Prokuroria serbe, ka ofruar, e bën pjesën që ne të themi ka ndikim të Serbisë”, tha Salihu.