Analisti kosovar ‘shuplakë’ gazetarëve shqiptarë që tallën Bellanicën: Këta që shesin po*dhë sikur jetojnë në New York apo Helsinki të tallen me Lulzim Bashën, çfarë presin këta…

Publikuar tek: aktualitet, më 17:58 20-11-2020 Analisti kosovar ‘shuplakë’ gazetarëve shqiptarë që tallën Bellanicën: Këta që shesin po*dhë sikur jetojnë në New York apo Helsinki të tallen me Lulzim Bashën, çfarë presin këta… Milaim Zeka

Analisti kosovar Milaim Zeka ka shpërthyer kundër gazetarëve shqiptarë që u tallën me deklaratën e Milaim Bellanicës, i cili u shpreh pak ditë më parë se “flet dhe pi duhan me të vdekurit”.

Ish-deputeti u shpreh se “këta gazetarë që shesin pordhë sikur jetojnë në New York dhe Helsinki” nuk mund të presin që një njeri që i kanë vrarë familjen të thojë se sheh ëndrra me flutura të kuqe, ndërsa ka shtuar se edhe ai sheh ëndrra me nënën e tij të zhdukur.

Zeka tha ky është një turp i këtyre gazetarëve që edhe luftëtarët e UÇK-së i kanë quajtur terrorista më shumë se sa mediet serbe, ndërsa u shpreh se gazetarët duhet të tallen me Lulzim Bashën që ka qenë zyrtar i tribunalit të Hagës.

“E kam të konfirmuar nga Tribunali i Hagës që ky njeri ka punuar në tribunal jo si përkthyes, por si zyrtar i lartë ligjor. A ka bërë dëme apo jo do dalin në rastin e ish-presidentit Thaci.

Çfarë presin këta nga një nejri qëi është vrarë familja? Që zoti Bellanica të thotë shoh ëndrra me flutura të kuqe apo në një rrugë prostitucioni në Paris. Ky është një turp i atyre gazetarëve të Shqipërisë që shkruanin më zi për luftëtarët e UCK-së se mediat serbe. Luftëtarët e lirisë janë quajtur terrorista.

Edhe unë shoh ëndrra me nënën time që e kam të zhdukur. Kur kam qenë duke folur në foltoren e Parlamentit për të zhdukurit më është dukur sikur është futur nëna ime në parlament.

Këta që shesin pordhë sikur jetojnë në New York apo Helsinki nuk duhet të tallen me Milaim Bellanicën, por me Lulzim Bashën. Ne s’po themi që Basha ka bërë faj, po themi që Basha ka marrë një kasetë. Ai ka qenë zyrtar në Tribunalin e Hagës.

Sali Berisha e di shumë mirë se çfarë ka punuar Basha në Kosovë, edhe Argita dhe shumë të tjerë. Unë nuk po akuzoj asnjë, por nuk është fshehtësi që të thotë njeriu kam punuar në Tribunal”, tha Zeka në Report Tv.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Na pikëllove Fatmir Xhelili’, regjisori Pëllumb Kulla rrëqeth me fjalët: O Zot, ç’janë këto lajme të hidhura sapo hapim sytë, ike aq i ri, nuk mund të të hedh as një dorë dhé
»
Article Logic
Execution time: 0.0075500011444092
array(1) { ["section"]=> string(180) "analisti-kosovar-shuplake-gazetareve-shqiptare-qe-tallen-bellanicen-keta-qe-shesin-po-dhe-sikur-jetojne-ne-new-york-apo-helsinki-te-tallen-me-lulzim-bashen-cfare-presin-keta-228506" }