Analisti Krasniqi: Vala e emigrimit të shqiptarëve do të vazhdojë

Publikuar tek: politike, më 22:47 16-10-2017 Analisti Krasniqi: Vala e emigrimit të shqiptarëve do të vazhdojë

Politologu Afrim Krasniqi i ftuar në “Tonight Ilva Tare”, thotë se rritja ekonomike në Shqipëri është e pamundur që të jetë në nivelet e duhura për shkak të korrupsionit.

Krasniqi: Unë pres që vala e emigrimit të vazhdojë dhe unë pres që çdo njeri që kërkon një shans më të mirë duhet ta kërkojë atë. Ne nuk duhet të presim që kryeministri të bëhet më i miri i botës dhe të na bëjë të lumtur. Niveli i korrupsionit në Shqipëri është jashtëzakonisht i lartë. Nuk ka asnjë zyrë në shtetin shqiptar ku nuk paguhet. Çdo ditë u thuhet qytetarëve hajdeni tek partia nëse keni problem. Një shtet serioz vepron ndryshe; është zyra e shtetit. Duhet të ketë mekanizma që mbrojnë interesat e qytetarëve. Këtu janë njëjësuar të gjitha në një. Është e pamundur të ketë rritje ekonomike në këto kushte./oranews.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022073030471802
array(1) { ["section"]=> string(70) "analisti-krasniqi-vala-e-emigrimit-te-shqiptareve-do-te-vazhdoje-96128" }