Analisti shqiptar e quan Berat Buzhalën homoseksual, gazetari ka një pyetje për të

Publikuar tek: fcb-bomb, më 19:35 21-09-2016 Analisti shqiptar e quan Berat Buzhalën homoseksual, gazetari ka një pyetje për të

Analisti Kastriot Myftaraj është shprehur se gazetari kosovar, Berat Buzhala, është homoseksual, kjo edhe për shkak të një tradite familjare sipas tij.

Myftaraj tregon në mënyrën e tij një histori të ndodhur dekada më parë kur një parardhës i Buzhalës është dëbuar nga fshati i tij në Pukë sepse ishte homoseksual.

“Sa do t’ i shtoheshin klikimet këtij Berat Buzhalës, sorosianit, i cili tani është duke folur në emisionin e Fevziut për klikimet në portale, nëse Berati do të tregonte me sinqeritet historinë e familjes së tij, që e ka prejardhjen nga fshati Buzhalë i Pukës, nga ku një paraardhës i tij është dëbuar për pederasti para gjashtë gjeneratash. Ky paraardhës i Beratit ka shkuar dhe është vendosur në katundin Çabiq të Klinës. Edhe Berati ndjek traditën e këtij paraardhësit të tij, duke u bërë sorosian, të cilët e kanë si parim homoseksualizmin. Për këtë arsye, të dërguarit e Sorosit e gjetën Beratin dhe e financuan për të krijuar një gazetë sorosiane, që tani është portal sorosian”, shkruan Myftaraj.

Pas këtij komenti, gazetari ka ironizuar me Myftarajn ndërsa pyet se si është mundur që familjarët e tij shumohen, pasi e kundërta do të ndodhte nëse ishin gay.

“Kill me now :))))). Para gjashte gjeneratash nje paraardhes i imi, pederast, qenka shperngulur nga Puka ne fshatin Çabiq. Ne si familje, po thote Myftaraj, qenkemi homoseksual. Po mire o Kastriot, meqe qenkemi te gjithe homoseksual, shtrohet nje pyetje teknike: qysh po shumohemi ne. A eshte e mundur qe nga nje homoseksual i para gjashte gjeneratash sot te behemi rreth 500 banore. Kastriot, i lezetshem je. Seriozisht. Kyss e ki honey”, përgjigjet Buzhala.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072510242462158
array(1) { ["section"]=> string(87) "analisti-shqiptar-e-quan-berat-buzhalen-homoseksual-gazetari-ka-nje-pyetje-per-te-53669" }