Organizata Ndërkombëtare e Emigracionit ka arritur të bëjë disa parashikime tronditëse lidhur me vdekjet e refugjatëve, kryesisht nga vendet e Lindjes së Mesme, gjatë rrugëtimit drejt vendeve europiane.
Sipas parashikimeve numri i vdekjeve pritet të kapë një rekord të ri, me 10,000 vdekje në vit.
Rreth 65 milion njerëz janë detyruar të braktisin vendet e tyre gjatë 2015-ës për shkak të luftës apo varfërisë ekstreme. 21 milion prej tyre kanë lënë shtetet e tyre duke u kthyer në refugjatë ndërkombëtarë.
“Vitin e kaluar rreth 5,000 persona humbën jetën. Këtë vit rreth 4,000 refugjatë humbën jetën kryesisht në detin Mesdhe”, thuhet në analizë.