Analiza Vjetore e Burgjeve, mbipopullimi dhe mungesa e mjekëve psikiatër ndër problemet kryesore

Publikuar tek: aktualitet, më 19:03 26-01-2017 Analiza Vjetore e Burgjeve, mbipopullimi dhe mungesa e mjekëve psikiatër ndër problemet kryesore

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka prezantuar rezultatet e analizës vjetore të vitit 2016-të. 

Në analizën që u zhvillua në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë morën pjesë, Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Miklovan Kopani, drejtuesit e Institucioneve të Ekzekutimeve të Vendimeve Penale dhe shefat e sigurisë, si dhe staf i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

 Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve paraqiti një panoramë të përmbledhur të arritjeve dhe sfidave kryesore të Sistemit të Burgjeve gjatë vitit 2016. Ai vuri në dukje se “viti 2016 nuk ka qenë një vit i lehtë sa i përket sfidave me të cilat është përballur sistemi i burgjeve. 

 Këto janë disa nga arritjet kryesore:

 1.Forcimi i masave legjislative për parandalimin e futjes së sendeve të ndaluara në IEVP.

 2. Përcaktimi i Indikatorëve dhe Objektivave të Matjes së Perfomancës së IEVP

3. Projekte investimi për përmirësimin e kushteve të miturve në IEVP Lezhë

4. Ulje e numrit të ngjarjeve dhe incidenteve negative gjatë vitit 2016.

5. Realizimi në masën 98% i fondit të investimeve.

6. Sistem motivimi për sjellje etike dhe korrekte gjatë ushtrimit të detyrave funksionale për punonjësit e sistemit të burgjeve.

7. Miratimi i hartave të proceseve të punës dhe regjistri i riskut të DPB. Në zbatim të ligjit nr. 10296 datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, me Urdhrin Nr. 110 datë 11.05.2016 u miratuan hartat e proceseve të punës të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

 8. Projekt binjakëzimi për reformën në Sistemin e Burgjeve dhe Shërbimin e Provës.

 9. Miratimi i Strategjisë së Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Publikun.

 10. Numër më i lartë i aktiviteteve rehabilituese për personat me liri të kufizuar gjatë 2016.

11. Hartimi i  dokumentit të procedurës së bashkëpunimit me organizatat e Shoqërinë Civile.

 12. Ngritja e komisionit të ekspertizës së vlerës së ruajtjes së dokumenteve në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

 13. Mision vlerësues për parandalimin e radikalizimit në Sistemin e Burgjeve. 

 Ndërsa ndër problemet kryesore renditen:

 1. Pajisja me uniforma e policisë së burgjeve.

2. Mbipopullimi në IEVP: Edhe pse krahasuar me vitin 2015 mbipopullimi në burgje është ulur ndjeshëm, gjatë 2016 mbipopullimi është shënuar si fenomen shqetësues në sistemin e burgjeve.

Ky fenomen detyrimisht sjell pasoja në drejtim të reduktimit të kohës së ajrimit, kohës së takimit me të afërmit, të trajtimit individual të paraburgosurve nga ana e punonjësve të kujdesit social, ligjor etj.

Mbipopullimi sjell pasoja edhe në drejtim të transferimit të dënuarve nga paraburgimet dhe komisariatet në institucione me pak të mbipopulluara larg vendbanimit të familjarëve të tyre.

frdgtsfhbsgvb.png

3. Trajtimi i personave me masë mjekësore “mjekim i detyruar”, “mjekim i përkohshëm i detyruar”: Personat me çrregullime të shëndetit mendor që kanë kryer një vepër penale dhe janë dënuar nga gjykata të vuajnë dënimin në institucione psikiatrike, mbahen në burgje, përkatësisht IEVP Krujë dhe Institutin e Veçantë Shëndetësor të Burgjeve.

 4. Mungesa në mjekë specialistë psikiatër në mënyrë të veçantë në IEVP Krujë dhe mjek të përgjithshëm në IEVP Tropojë, Krujë, Fier, Korçë, ka ndikuar në mosplotësimin e kërkesave të dënuarve dhe paraburgosurve për ofrimin e kujdesit shëndetësor sipas standardeve të kërkuara.

       

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ambasada Amerikane u heq të drejtën e vizave gjyqtarëve dhe prokurorëve: Marrim seriozisht akuzat për korrupsion
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Daullet e luftës po bien në Ballkan »
Article Logic
Execution time: 0.012493133544922
array(1) { ["section"]=> string(101) "analiza-vjetore-e-burgjeve-mbipopullimi-dhe-mungesa-e-mjekeve-psikiater-nder-problemet-kryesore-66771" }