Andi Bejtja për ‘linçimin’ e Shahinit  dhe shqipen zyrtare: Të pyeste Albinin dhe nëse nuk e bindte të pinte një kafe me trajnerin e Tironës Emanuel Egbo

Publikuar tek: fcb-bomb, më 09:32 15-09-2020 Andi Bejtja për ‘linçimin’ e Shahinit  dhe shqipen zyrtare: Të pyeste Albinin dhe nëse nuk e bindte të pinte një kafe me trajnerin e Tironës Emanuel Egbo Bejtja-Shahini

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ditën e djeshme dha dorëheqjen duke bërë edhe një deklaratë të bujshme.

Ajo tha se është sulmuar nga opozita për shkak të dialektit të saj verior.

Në këtë kontekst, ka ironizuar analisti i njohur Andi Bejtja duke sjellë si shembull edhe rastin e Albin Kurtit.

“Ky vetpersekutimi i ish ministres së arsimit, sikur opozita e paska lincuar se nuk fliska shqipen zyrtare është jo thjesht groteks po i turpshëm..Para se t'i lëshonte kto fjalë Besa duhej ta dinte se opozita ka bastione të saj pikërisht ato zona ku dialekti është më i ngjashëm me atë të sajin, madje lidere të mazhorances janë tallur nën zë dhe mbi zë për këtë dialekt...E dyta, para se ta deklaronte këtë duhet të pinte një kafe me bashkëkombasin e saj Albin Kurti e ta pyeste " si ka mundësi nuk ta zënë me gojë ketë dialektin tonë as në mejhanet me fanatike të Tirones ku flitet me O " ...Dhe neqoftese nuk e bindte as përgjigjja e Albinit të shkonte të pinte një kafe me trajnerin e Tirones Emanuel Egbo”, shkruan Bejtja.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Besa Shahini s’arrin të mbyllë mandatin, detyrohet të pijë me Ramën kafen e fundit të dorëheqjes
»
Article Logic
Execution time: 0.013214111328125
array(1) { ["section"]=> string(156) "andi-bejtja-per-lincimin-e-shahinit-dhe-shqipen-zyrtare-te-pyeste-albinin-dhe-nese-nuk-e-bindte-te-pinte-nje-kafe-me-trajnerin-e-tirones-emanuel-egbo-220438" }