Andi Bushatin e ngacmon kronika e Tv Klan për 21 janarin, akuzë Frangajt: Lejet e ndërtimit po bëjnë punën e tyre

Publikuar tek: fcb-bomb, më 22:12 21-01-2017 Andi Bushatin e ngacmon kronika e Tv Klan për 21 janarin, akuzë Frangajt: Lejet e ndërtimit po bëjnë punën e tyre

Gazetari Andi Bushati ka reaguar pasi ka parë kronikat që dy televizionet më të mëdhaja në vend, Top Channel dhe Tv Klan, kishin përgatitur për takimin e kryeministrit Edi Rama me familjarët e viktimave të 21 janarit.

Sipas Bushatit, kronika e Klan ishte më e gjatë se ajo e Top Channel, dhe sipas tij, kjo vjen si pasojë e lejeve të ndërtimit që pronari i këtij televizioni, Aleksandër Frangaj, ka marrë nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Këtë akuzë Bushati nuk e bën për herë të parë.

“Si ka ardhur puna 6 vjet më pas. Klan përgatiti një kronikë edhe më të gjatë se Top Channel për takimin e Ramës me familjet e viktimave të 21 janarit. Lejet e ndërtimit po e bëjnë punën e tyre... Do shohim të tjera gjëra akoma”, shprehet Bushati. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023785829544067
array(1) { ["section"]=> string(117) "andi-bushatin-e-ngacmon-kronika-e-tv-klan-per-21-janarin-akuze-frangajt-lejet-e-ndertimit-po-bejne-punen-e-tyre-66233" }