Biografia e Andrea Lubitz, piloti që shkaktoi vdekjen e 150 pasagjerëve të “Germanwings”

Publikuar tek: bota, më 20:47 26-03-2015 Biografia e Andrea Lubitz, piloti që shkaktoi vdekjen e 150 pasagjerëve të “Germanwings”

Andrea Lubitz është piloti i cili shkaktoi rënien e avionit German Wings në mënyrë të qëllimshme. Ai u certifikua nga Lufthansa pas trajnimeve në shtator të vitit 2013. Prindërit e pilotit shprehen se e kanë mësuar për misionin e djalit të tyre vrasës pak momene përpara se lajmi të bëhej i ditur botërisht. Ata tashmë po mbahen në një vend të fshehtë duke u marrë në pyetje nga ekspertët.

Piloti Andrea  Lubitz ishte 28-vjeç dhe ishte i lindur Montabur në Gjermani. Andrea ka qenë i ndërgjegjshëm gjatë rënies së avionit përposhtë malit, ndërsa kolegu i tij Patrick Sonderheimer u përpoq që të rihyjë në kabinë.

Në Amerikë ky rast mund të ishte shmangur po t’i referohemi rregullit të flutrimeve që në rast se njëri nga pilotët nuk ndodhet në kabinë, atë duhet që ta shoqërojë një stjuardesë. Ndoshta ky rregull mund të huazohet edhe në Europë në kuadër të reformës për shmangien e rasteve të ngjashme si ky i German Ëings. 

Policia gjermane i ka kërkuar familjes së Lubitz 500,000 dollarë, shtëpinë e tyre në Montabur dhe banesën personale të pilotit në Dusseldorf ku ai qëndronte ndërkohë që punonte për linjën ajrore. Babai i Lubitz është një biznesmen i suksesshëm, ndërsa nëna e tij është një mësuese pianoje. Një mik i Lubotz dhe nëna e tij janë shprehur që atij i nevojitej pak pushim pasi vuante nga depresioni.

Lidhur me këtë përfundim të papritur nga hetimet ka reaguar edhe shefi ekzekutiv i kompanisë Lufthansa Carsten Spohr, i cili shprehet se e zgjidhnin stafin me shumë kujdes. Ai tregon që pilotët i nënshtrohen ekzaminimit vjetor mjekësor vjetor. Në vazhdim zëdhënësi i Lufthansës tha që Lubitz ishte i aftë për të fluturuar dhe performancat e tij të mëparshme janë pa kritika. Madje Lubitz kishte kërkuar disa pushime dhe pasi ishte rikthyer është vlerësuar sërish me 100% aftësi për të fluturuar pas testimit teknik dhe psikologjik. “Në ëndrrat tona më të këqija nuk e mendonim se kjo do të ndodhte me kompaninë tonë”, shprehet Spohr gjatë fjalës së tij publike.

Sipas Federatës Amerikane të Aviacionit Lubitz kishte marrë licencën e parë studentore për pilotim më 6 qershor 2010. Më 6 janar 2012 ai kishte marrë licencën  për pilotim privat dhe në shtator të vitit 2013 ka marrë licencën e nivelit të dytë. Pas marrjes së licencës u trajnua sërish në shkollën e fluturimit Lufthansa në Bremen dhe Phoenix në Arizonë. Nga avioni i rrëzuar më datë 26 mars në alpet franceze mbetën të vdekur 150 viktima.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.043748140335083
array(1) { ["section"]=> string(78) "andrea-lubitz-piloti-qe-shkaktoi-vdekjen-e-150-pasagjereve-te-germanwings-7045" }