Andrea Pirlo dha lajmin në fund të vitit të kaluar se do tërhiqej nga futbolli.
Në një ndeshje të tillë në nderim të Pirlos do jenë pjesëmarrës edhe legjenda të tjera të futbollit botëror. Duke filluar nga emra si: Del Piero, Totti apo edhe Maldini e Buffon. Një ndeshje për të mos u humbur ku do vihen përballë ata që kanë shkruar faqe të arta të futbollit.
Më poshtë është edhe lista e pjesëmarrëvse në ndeshjen e lamtumirës së Pirlos. Portierë: Buffon, Dida, Storari, Abbiati. Mbrojtës: Adani, Barzagli, Bonera, Bonucci, Cannavaro, Cafu, Chiellini, Costacurta, Favalli, Ferrara, Grosso, Jankulovski, Kaladze, Lichtsteiner, Maldini, Materazzi, Nesta, Oddo, Serginho, Simic, Zambrotta. Mesfushorë: Albertini, Ambrosini, Baronio, Brocchi, Camoranesi, De Rossi, Diamanti, Gattuso, Lampard, Leonardo, Marchisio, Pepe, Perrotta, Rui Costa, Seedorf, Verratti, Diana. Sulmues: Totti dhe Del Piero që kanë konfirmuar pjesëmarrjen ndërsa pritet të shtohen edhe emra të tjerë.
Andrea Pirlo mbledh legjendat e futbollit, të gjithë për të nderuar ‘mjeshtrin’ në ‘San Siro’. Newsport/