Aneta Rama ndërroi jetë mëngjesin e sotëm, Edi dhe Olsi mesazh të afërmve: Jemi të detyruar të respektojmë rregullat për shëndetin e gjithsecilit...

Publikuar tek: aktualitet, më 09:56 01-08-2020 Aneta Rama ndërroi jetë mëngjesin e sotëm, Edi dhe Olsi mesazh të afërmve: Jemi të detyruar të respektojmë rregullat për shëndetin e gjithsecilit... FotoArkive: Familja Rama

Kryeministri Rama dhe i vëllai Olsi u drejtohen me një mesazh miqve dhe të afërmve për ndarjen nga jeta të nënës së tyre Aneta Rama. Familja Rama kërkon mirëkuptimin e tyre për përcjelljen për në banesën e fundit të Aneta Ramës.

“Përulësisht u lutemi familjarisht mirëkuptim të gjithë të afërmve e miqve të mirë, për pamundësinë e pritjes së ngushëllimeve e të ceremonisë së përcjelljes së nënës sonë në banesën e fundit, në kushtet e detyrimit për të respektuar rregullat e mbrojtjes së shëndetit të gjithësecilit. I falenderojmë të gjithë për mesazhet prekëse që vazhdojnë ta na vijnë për humbjen e nënës sonë të shtrenjtë dhe e vlerësojmë shumë respektin e mirëkuptimin e kujtdo që do të donte të ishte edhe fizikisht pranë nesh në këtë ditë të vështirë. Edi dhe Olsi Rama!”, shkruhet në mesazhin e familjes Rama për të afërmit.

Kujtojmë se, Aneta Rama ka ndërruar jetë në orën 05.00 të mëngjesit të sotëm në shtëpinë e saj. Ajo ishte e sëmurë, ndërsa prej ditësh ndodhej e shtruar në spital. Një javë më parë Aneta Rama kishte lënë spitalin dhe qëndronte në shtëpinë e saj.

Përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet në orën 17.00 në varrezat e Sharrës dhe për shkak të pandemisë do të ketë numër të kufizuar njerëzish. Aktualisht kryeministri Rama dhe i vëllai Olsi ndodhen në shtëpinë e nënës së tyre.

Lexo edhe: Ndërron jetë Aneta Rama, kryeministri dedikim prekës

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098469257354736
array(1) { ["section"]=> string(150) "aneta-rama-nderroi-jete-mengjesin-e-sotem-edi-dhe-olsi-mesazh-te-afermve-jemi-te-detyruar-te-respektojme-rregullat-per-shendetin-e-gjithsecilit-215707" }