Anëtar i një grupi kriminal, gjykata merr vendimin për skifterin shqiptar që grabiti 51 vila luksoze në Gjermani dhe Francë

Publikuar tek: aktualitet, më 12:38 14-01-2020 Anëtar i një grupi kriminal, gjykata merr vendimin për skifterin shqiptar që grabiti 51 vila luksoze në Gjermani dhe Francë

Gjykata e posaçme pranon gjykim të shkurtuar për Gentjan Durakun anëtar i një grupi kriminal, që ka kryer grabitjen e të paktën 51 vilave luksoze në Gjermani dhe Francë, të cilat kapnin shumën e 500 mijë eurove.

 Pas grabitjeve autori një pjesë te parave i dërgonte në Shqipëri. Autoritetet gjermane kanë informuar ato shqiptare dhe kanë bërë të mundur kapjen e tij.

Pjesë e grupit kriminal janë edhe Elis Dalipi dhe M.Xhaferraj të cilët janë dënuar në Gjermani.

Hetimet për grupin kanë filluar pasi është bërë kërkese nga autoritetet gjermane.

Me urgjencë, oficerët gjermanë zbarkuan në vendin tonë dhe kërkuar ndihmën e Prokurorisë për Krime të Rënda.

Bëhet me dije se nga hetimet ka dalë në dritë një fakt interesant. Duraku përdorte pasaportën e të vëllait, për të udhëtuar jashtë vendit dhe kjo bëri që dyshimet e para të mos binin mbi të.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030519962310791
array(1) { ["section"]=> string(129) "anetar-i-nje-grupi-kriminal-gjykata-merr-vendimin-per-skifterin-shqiptar-qe-grabiti-51-vila-luksoze-ne-gjermani-dhe-france-192021" }