Anëtarësimi në BE, Komisioneri Hahn jep lajmin e mirë për Shqipërinë: Ja kur hapen negociatat

Publikuar tek: politike, më 10:16 22-02-2018 Anëtarësimi në BE, Komisioneri Hahn jep lajmin e mirë për Shqipërinë: Ja kur hapen negociatat

Komisioneri për Zgjerim Johannes Hahn në një intervistë për mediat gjermane ka deklaruar se KE do të rekomandojë hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Ndërsa vlerësoi hapat që ka bërë Shqipëria, Hahn bëri të ditur se negociatat mund të hapen verën e këtij viti.

“Komisioni i BE së shpejti do të rekomandojë hapjen e negociatave me Shqipërinë. Ka shumë të ngjarë që deri në verë të hapim negociatat me Shqipërinë”, u shpreh Komisioneri.

“Shqipëria ka bërë shumë në luftën kundër krimit të organizuar. Njerëzit meritojnë një të ardhme europiane”, shtoi Hahn.

Rekomandimi i Komisionit të BE është parakusht për hapur negociatat e anëtarësimit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010442018508911
array(1) { ["section"]=> string(98) "anetaresimi-ne-be-komisioneri-hahn-jep-lajmin-e-mire-per-shqiperine-ja-kur-hapen-negociatat-111071" }