Anëtarësimi në Interpol, Kosova tërheq aplikimin për futjen në organizatë

Publikuar tek: rajon, më 18:36 17-09-2019 Anëtarësimi në Interpol, Kosova tërheq aplikimin për futjen në organizatë INTERPOL

Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it, e cila do të mbahet në 15-18 tetor në Kili, pritet që të shqyrtojë edhe anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Edhe pse Kosova e ka dorëzuar aplikacionin për anëtarësim në këtë organizatë ndërkombëtare, Qeveria në dorëheqje e Kosovës ka paralajmëruar tërheqjen nga votimi.

Të njëjtën veprim qeveria e Kosovës e ka bërë edhe në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it gjatë vitit 2017 për shkak të frikës se nuk do të arrijë të sigurojë kuorumin, pra  votat e nevojshme për anëtarësimin në këtë organizatë.

Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës kanë deklaruar se do ta pezullojnë votimin po qe se rrethanat nuk do të jenë  të favorshme për Kosovën. Në anën tjetër, përfaqësues të qeverisë në dorëheqje konsiderojnë se Kosova nuk dëmtohet edhe nëse tërheq aplikimin për këtë vit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.015522956848145
array(1) { ["section"]=> string(79) "anetaresimi-ne-interpol-kosova-terheq-aplikimin-per-futjen-ne-organizate-178785" }