‘Anëtarët e familjes po shfaqin shenja’, denoncimi i rëndë i rojës së muzeut: Kam 21 ditë s’më pushon kolla e thatë dhe diarreja. Marr 127, vetëm tallen

Publikuar tek: aktualitet, më 17:04 01-04-2020 ‘Anëtarët e familjes po shfaqin shenja’, denoncimi i rëndë i rojës së muzeut: Kam 21 ditë s’më pushon kolla e thatë dhe diarreja. Marr 127, vetëm tallen Ilustruese

Një denoncim i bërë nga roja i Muzeut të Durrësit, 55 vjeçari me iniciale G.K, i cili thotë se dyshon që është i infektuar me koronavirus pasi ka shfaqur shenja por nuk i është përgjigjur urgjenca është tejet shqetësues.

Ai shprehet se pas telefonatave të shpeshta në numrin 127, nuk ka marrë asnjë reagim prej tyre të cilët sipas tij nuk e kanë marrë seriozisht.

“Kam 21 ditë nuk më pushon kolla e thatë. Kam shqetësime të brendshme, diarre dhe kollë. Marr 127 çdo ditë dhe nuk  e marrin seriozisht situatën, vetëm tallen. Jetoj me pesë pjesëtarë tjerë, nuk kam si të izolohem, edhe pjesëtarët e tjerë kanë filluar të shfaqin shenja. Djali nuk ka oreks duket i lodhur”, në lidhje telefonike në “ABC News”.

Gjithashtu ai thekson faktin se prej 21 ditësh ka marrë mjekime, pasi ka pasur shqetësime të brendshme dhe një kollë shqetësuese. Ndërkaq më tej shton se edhe familjarët e tjerë kanë filluar të shfaqin shqetësime.

“Kam 21 ditë nuk më pushon kolla e thatë. Kam shqetësime të brendshme, diarre dhe kollë. Marr 127 çdo ditë dhe nuk  e marrin seriozisht situatën, vetëm tallen. Jetoj me pesë pjesëtarë tjerë, nuk kam si të izolohem, edhe pjesëtarët e tjerë kanë filluar të shfaqin shenja. Djali nuk ka oreks duket i lodhur.

Nuk vijnë të më kontrollojnë, por edhe më thonë të mos shkoj në spital sepse mund të infektohen mjekët. Më thonë se nuk bëhet tamponi pa pasur shenja, nuk e di çfarë shenjash duan ata, kam 21 ditë me kollë të thatë.

Jam 55 vjeç, numrin, adresën ja kam dhënë 127 dhe nuk kam marrë asnjë reagim.

Jam kontrolluar në një spital privat. Kam bërë grafinë e mushkrive dhe thjesht më dhanë ilaçe. 21 ditë me mjekime, por nuk ka ndryshuar asgjë. Që në datën 12 të këtij muaji ka tentuar të kontaktoj me 127, por asnjë përgjigje. I kam shkruar edhe kryeministrit dhe nuk më është përgjigjur”, tha 55-vjeçari.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.011321067810059
array(1) { ["section"]=> string(153) "anetaret-e-familjes-po-shfaqin-shenja-denoncimi-i-rende-i-rojes-se-muzeut-kam-21-dite-s-me-pushon-kolla-e-thate-dhe-diarreja-marr-127-vetem-tallen-200950" }