‘Anëtarët e PD nuk e mbështesin’, Arben Imami: Basha po mobilizon partinë për zgjedhje, kur ato ishin ai i shpërndau

Publikuar tek: aktualitet, më 22:34 15-10-2019 ‘Anëtarët e PD nuk e mbështesin’, Arben Imami: Basha po mobilizon partinë për zgjedhje, kur ato ishin ai i shpërndau Ish deputeti i PD, Arben Imami

‘Lulzim Basha po mobilizon partinë për zgjedhje të përgjithshme dhe lokale. Kur ishin zgjedhjet i shpërndau’ Kështu u shpreh ish-deputeti Arben Imami teksa fliste për drejtimin e PD nga Basha.

Në një interviste në ABC News me gazetaren Mirela Milori, Imami tha se Basha është në pakicë brenda partisë dhe mbështetet nga 17-19% e anëtarëve.

 ‘Ka sondazhe këtu të përhershme edhe përbrenda partive. Të përafërta. Tregojnë që Lulzim Basha është pakicë në PD. 17-19% e mbështesin Lulzim Bashën. Nëse nuk të mbështesin për kryetar partie anëtarët e partisë tënde, mirëpo ne nisemi nga një perspektivë e ndryshme. Çfarë duhet të bëjë Basha të fitojë zgjedhjet? S’e ka në plan. Është e thjeshtë. I gjithë gjykimi jonë racional është krejtësisht absurd që në pandemën fillestare se nuk e ka pasur atë plan’, tha Imami.

Gjithashtu, ish-deputeti theksoi se anëtarët e PD-së duhet të reagojnë pasi po e çojnë vendin në dekadencë të plotë.

‘Padyshim ato që thotë i thotë për të gënjyer, për të mbajtur ca burokratë afër. Që të imponosh zgjedhje duhet të kesh fuqi. Nuk imponohen me dëshirë. Për mua do të hyjë në Komision. Mos sot, nesër. Megjithë ka këtë shumicë jashtë nuk e mbledh dot brenda. Nuk e merr këtë shumicë ta fusë në PD. Në politikë nuk ka dy herë. Më falni se ju tradhtova dhe lashë një kryeminister si Rama edhe katër vjet të tjera dhe në zgjedhje lokale në vend që të marr pjesë në zgjedhje bëj të kundërtën. Sa më tepër iu rrit pritshmëritë e tyre negative, që nuk do bëj zgjedhje, kur zgjedhjet bëhen ata demoralizohen’, u shpreh Arben Imami.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021038055419922
array(1) { ["section"]=> string(118) "anetaret-e-pd-nuk-e-mbeshtesin-arben-imami-basha-po-mobilizon-partine-per-zgjedhje-kur-ato-ishin-ai-i-shperndau-182215" }