Anëtari i Këshillit të PD: Të radikalizohen protestat, mazhoranca nuk merr vesh ndryshe

Publikuar tek: politike, më 20:31 27-01-2020 Anëtari i Këshillit të PD: Të radikalizohen protestat, mazhoranca nuk merr vesh ndryshe Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Aleksandër Biberaj

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Aleksandër Biberaj, shprehet se opozita duhet të radikalizojë protestat dhe qëndrimin e saj, pasi sipas tij, ndryshe mazhoranca nuk merr vesh.

"Unë jam për radikalizim të lëvizjes qytetare, radikalizim të protestave sepse përndryshe mazhoranca nuk merr vesh. Është një mazhorancë e zhytur në krim, në korrupsion, është një mazhorancë e kapur që realisht është në minorancë sepse rezultatet e 30 qershorit e treguan këtë. Nëse nuk merr vesh në mënyrë demokratike le të marrë vesh në një mënyrë mëse demokratike që janë protestat, revoltat, mosbindja e qytetarëve civile", u shpreh Biberaj në RTV Ora.

Gjithashtu, Biberaj u shpreh se strukturat e PD në gjithë venfin janë përgatitur për zgjedhje të parakohshme.

"Është menduar një afat dy mujor, mund të ishte më i shkurtër jo më i gjatë në mënyrë që ne të përgatitemi për zgjedhje. Ne kemi bërë takime, jemi aktiv në gjithë territorin dhe jemi të gatshëm të përballojmë çdo sfidë elektorale sado e afërt të jetë ajko dhe për të fituar", ka shtuar anëtari i Këshillit të PD.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024806022644043
array(1) { ["section"]=> string(92) "anetari-i-keshillit-te-pd-te-radikalizohen-protestat-mazhoranca-nuk-merr-vesh-ndryshe-193328" }