Anëtari i PD i ‘përvishet’ nuses së Enver Hoxhës: Dy fjalë Rezartës që lahet në vaskë gjaku

Publikuar tek: fcb-bomb, më 16:00 02-09-2020 Anëtari i PD i ‘përvishet’ nuses së Enver Hoxhës: Dy fjalë Rezartës që lahet në vaskë gjaku Ermal Hoxha-Rezarta Shkurta

Bashkëshortja e Ermal Hoxhës, Rezarta Shkurta, nusja e Enverit, ka publikuar në faqen e saj në Instagram dy ditë më parë, një letër që siç duket i kishte mbërritur nga një qytetar, i cili shkruante se atë kohë e ka urryer diktatorin, por sot i mungojnë ato ditë.

Ky postim nga ngjallur një mori reagimesh në rrjet teksa mes tyre është edhe anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Skerdjan Dhuli.

“Dy fjalë Rezartës që lahet në vaskë gjaku”! Kështu e nis reagimin e tij anëtari i PD.

E PLOTË NGA SKERDJAN DHULI:

“Që ti je nuse në familjen më kriminale të Shqipërisë, për këtë nuk ka dyshim as malet, fushat, lumenjt, gurët, drurët, derrat, ujqit, çakejt, lepujt, e çdo sekt i gjallë e i vdekur ne Shqipëri.

Që ti e adhuron qënien kriminale të familjes tënde, as për këtë nuk ka kush dyshime. Unë të paktën jo. Kurrë.

E vetmja që kemi dyshim është pyetja: Në vend të shpirtit, çfarë keni ?

Në vend të zemrës, çfarë ju pulson ?

Unë e di, por shumica e shqiptarëve JO.

Unë e di, që shtëpia juaj është si oda e fubdit të ferrit, aq e thellë sa edhe dreqi vetë, kur shkon deri ne fund, përton të dalë.

Tani dy fjalë mbi Enverin tënd.

Dëgjo Rezartë. Enveri yt, që të mungon fizikisht por e ke në gjak e në shtëpi si hije, është monstra më e madhe mbi faqen e tokës qysh se kjo tokë merr ajër, sheh diell e erret e gdhihet.

Enveri yt, që nuk e di pse të merr malli kur e ke në gjak, zemër (ose në atë qe ju zëvendëson zemrën, se unë besoj që nuk keni) ka vrarë, masakruar, torturuar, prerë koke kënbe e duar, lënë pa vend varri, humbur pa nam e nishan përronjeve dhe gropave qe hepeshin posaçërisht që të hanin si pompë thithëse viktimat tuaja, hiç më pak se 6000 shqiptarë.

Unë e di që ti do doje të laheshe në vaskë me gjakun e tyre.

Unë e di që ti do lumturoheshe e do hapje shampanjë kur vaska të të mbushej me gjak e ai të fillonte te derdhej anës saj ku ti të hapje shampanjën e të trokisje gotën e shtrenjtë me të gjallët shkaktar të kësaj masakre.

E di që ti me urrejtjen që ke ndaj atyre që janë gjallë nga armiqtë e pushtetit të familjes tënde kriminale e gjakatare do doje që kokat tëna ti shihje të prera në bulevard dhe Ti e Enveri në këmbë që shkelni mbi ne.

Por këtë nuk e arrini dot.

E di ti Rezartë që Enveri yt masakroi nëpër kampe përqëndrimi mbi 7 mijë shqiptarë të internuar dhe trupat e tyre nuk kanë vend varri ?

Ti mesiguri e di, por thua urrejtshëm nëpër shtëpi "si nuk ju vrau të gjithëve..."

E di që ka fëmijë që nuk e kanë njohur babanë ?

Sigurisht që e di, por ti thua me vete "pse nuk vranë dhe fëmijën si babanë..."

Nul të bën përshtypje që ke fëmijë vetë, sepse ne në dallim nga ti, nuk hakmerremi tek fëmijët.

E meqë jemi tek hakmarrja o Rezartë, i kam nja dy meraqe.

Ti, nga moret e shtëpisë kriminale të familjes më gjakatare që ka parë Europa, gëzoju nje fakti.

Atij faktit që NE, kur ju thyet qafën politikisht, nuk u lëshuam në bllok e tju kishim bërë hi, që në atë lagje të mos këndonte as qyqja.

Nuk e bënim dot ? E sigurtë që po.

Nuk e bëmë thjeshtë se nuk donim të bëheshim si ju, por koha tregoi se ishte gabimi më i rëndë në histori.

Gëzojuni edhe një fakti tjetër.

Ne nuk e bëmë kurrë një ligj që ndalonte propagandën e familjes tënde kriminale dhe ideologjisë tuaj.

Ne nuk ju ndaluam me ligj as mediave të mos ju jepnin zë juve që keni gjak krimi e që sërish jeni gati të laheni në vaskë me gjakun tonë.

Dhe meqë do e mbyll, po të them atë që do thoshte tani cilido që kërcënoni ju: Do na hani munë.”

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012305021286011
array(1) { ["section"]=> string(95) "anetari-i-pd-i-pervishet-nuses-se-enver-hoxhes-dy-fjale-rezartes-qe-lahet-ne-vaske-gjaku-219016" }