Angela Martini vazhdon “çmendurinë”, bëhet NUSE me fustan të bardhë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 19:06 26-12-2017 Angela Martini vazhdon “çmendurinë”, bëhet NUSE me fustan të bardhë

Angela Martini një nga modelet më të ndjekura shqiptare në botë, disa ditë më parë u martua me milionerin rumun, Dragos Savulescu, në Las Vegas.

Martini dhe Dragos u martuan në Las Vegas, por vihej re që modelja ishte veshur me një fustan të shkurtër e të zi, ndryshe nga ç’jemi mësuar të shikojmë nuset zakonisht. Ajo u komentua gjatë për veshjen dhe martesën e papritur, por si duket Angela dhe Dragos nuk e kanë lënë me kaq.

Sot Angela ka publikuar një foto nga dasma e vërtetë, në të cilën shihet e veshur me fustan të bardhë. Tepër fine dhe elegante, por pa dalë nga stili i saj. “Për të gjithë ata që s’më panë fustanin e bardhë”, shkruan modelja krahas fotove që ka publikuar. Disa ditë më parë ajo shkruante se u martuan pa tradita dhe kaq çmendurisht, por e kanë çuar dhe më tej "çmendurinë"...

Screenshot_1_copy.jpg

Screenshot_2.jpg

Screenshot_6.jpg

tyututyutyutyi.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018902063369751
array(1) { ["section"]=> string(71) "angela-martini-vazhdon-cmendurine-behet-nuse-me-fustan-te-bardhe-104444" }