Angela Merkel menjëherë në konferencë pas fitores së Donald Trump, e vetmja në të gjithë botën

Publikuar tek: bota, më 13:19 09-11-2016 Angela Merkel menjëherë në konferencë pas fitores së Donald Trump, e vetmja në të gjithë botën

Kancelarja gjermane Angela Merkel ishte liderja e vetme në botë që mbajti një konferencë për fitoren e Donald Trump në SHBA.

Ajo e ka uruar për fitoren në zgjedhjet për president të SHBA kandidatin republikan Donald Trump . Merkel i ofroi bashkëpunim, por mbi bazën e vlerave.

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se për shkak të fuqisë ekonomike dhe ushtarake, SHBA-ja ka një rol dhe përgjegjësi të jashtëzakonshme për zhvillimet në mbarë botën. "Ai që qeveris këtë vend me potenciale kaq të mëdha ekonomike, ushtarake dhe kulturore, ai ka dhe përgjegjësi për zhvillimet që influencojë gati mbarë botën", theksoi Merkel duke shtuar se SHBA dhe Gjermaninë i lidhin vlerat, tranmeton Deutsche Welle.

Merkel e uroi presidentin e zgjedhur amerikan Donald Trump, por në mënyrë indirekte i bëri thirrje që t'i respektojë vlerat elementare demokratike. "Mbi bazën e këtyre vlerave unë i ofroj presidentit të ardhshëm amerikan Donald Trump, një bashkëpunim të ngushtë", theksoi ajo në reagimin e saj të parë pas zgjedhjeve. Kancelarja Merkel nënvizoi në veçanti  vlerat e përbashkëta demokratike që respektohen në Gjermani dhe SHBA, siç janë: "Demokracia, liria, repsekti, drejtësia dhe vlerat nejrëzore, pavarësisht nga prejardhja e tyre, ngjyra e lëkurës, feja, gjinia apo orientimi seksual dhe politik".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096049308776855
array(1) { ["section"]=> string(99) "angela-merkel-menjehere-ne-konference-pas-fitores-se-donald-trump-e-vetmja-ne-te-gjithe-boten-58960" }