“Angela Merkel një lavire bulevardi, shqiptar mendjen e ke ne mes të bythës”

Publikuar tek: fcb-bomb, më 21:13 26-04-2017 “Angela Merkel një lavire bulevardi, shqiptar mendjen e ke ne mes të bythës”

Gazetari Bledi Mane u ka shkruar të gjithë shiptarëve që janë larguar nga Shqipëria për një vend më të mirë, teksa thotë se “ ti ikën prej këtu por këtu vinë ata që ua ke plasur buzën qysh nga kohët e Sulltanëve jo të telenovelave turke por Sulltanëve otomanë, bolshevikë, demokratë, socialiste, monarkiste, balliste, leksite, leseiste”. Ndërsa titulli i shkrimit të tij është “ANGELA MERKEL, NJË LAVIRE BULEVARDI”.

Postimi i plotë i gazetarit:

ANGELA MERKEL, NJË LAVIRE BULEVARDI
E do ti veten, po familjen tende e do?
Ke dashuri dhe respekt per lagjen apo qytetin ku jeton?
Kur lengon atdheu pse e braktis ose pse lengimin e atdheut e veshtron nga larg?
E veshtron dhe e mbikqyr nga larg, larg shume larg. Jo më nga Athina e as nga Roma por me tutje ne Perendim. Seç te ka shkrepur ne koke te emigrosh bashke me femijet e tu veçanerisht ne Gjermani dhe me vete merr kujtimet, mallin, zhgenjimet, dashurine...
Atje mes sakrificave ndodh mrekullia dhe kujtimet, mallin, zhgenjimet nuk ti prek njeri ndersa dashurine dhe respektin per atdheun ta rrembejne e ta kthejne pas. Ti ngarkojne ne kamionet e diplomacise dhe shoferet e afte gjermane i sjellin ne vendlindjen tende. I sjellin ketu me shpresen ti mbjellin serish jo si fara e hashashit qe mbillet e korret per 6 muaj por qe te mbillet, e te rritet, e te lulezoje per shekuj me rradhe.
Ti braktis atdheun se ke miliona arsye jo vetem prej mekateve te te tjereve. Ti braktis token tende dhe e le djerre pa fidane e pa vaditje. Ti braktis Shqiperine dhe qurravitesh se politika ta nxiu jeten por harron qe lapsin e zi te zhgarravitjes e ke ti ne dore. Ti iken prej ketu por ketu vine ata qe ua ke plasur buzen qysh nga kohet e Sulltaneve jo te telenovelave turke por Sulltaneve otomane, bolshevike, demokrate, socialiste, monarkiste, balliste, leksite, leseiste. Ti iken por shyqyr Zotit qe ende kane mbetur miq te mire qe nuk duan te te pushtojne atdheun por kerkojne te te çlirojne mendjen tende te felliqur. Ti iken se politika dhe krimi ketu kane ikur nga mendja dhe ikja jote i gezon e ua dublon shanset e sundimit poshterues.
Ik,ik vazhdo. Ik se je me fat. Ik se fatet e atdheut tend fatmiresisht i kane marre ne dore gra e burra qe nuk i tremben oazit global te terrorizmit e jo më ketyre mjelmave te zgjebosura te kenetes sonë ku njeri shurros e tjetri pi ujë.
Je me fat o shqiptar se e ke atdheun ne mes te Evropes por mendjen e ke ne mes te bythes!!!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029072046279907
array(1) { ["section"]=> string(79) "angela-merkel-nje-lavire-bulevardi-shqiptar-mendjen-e-ke-ne-mes-te-bythes-76559" }