Angela Merkel refuzon të heqë kufizimet e Covid-19, kritikon planin për hapjen e hoteleve gjatë festave të fundvitit

Publikuar tek: bota, më 14:45 30-11-2020 Angela Merkel refuzon të heqë kufizimet e Covid-19, kritikon planin për hapjen e hoteleve gjatë festave të fundvitit

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel është shprehur se do të vazhdojnë masat anti-Covid deri në 20 dhjetor.

Në një konferencë ajo kundërshtoi planet e disa qeverive rajonale për të lënë të hapura hotelet për vizitat familjare gjatë Krishtlindjeve duke thënë se mund të ndikonte në përkeqësimin e situatës nga pandemia.

Më tej, ajo tha se deri në 20 dhjetor nuk do të ketë heqje të masave të vendosura ndërsa më vonë do të shihet se si do të jetë situata

“Për fat të keq, situata nuk na lejon të heqim kufizimet e vendosura në nëntor. Restorantet, baret mbeten të mbyllura, ndërpriten aktivitetet sportive dhe kulturore, si dhe pritja e turistëve në hotele. Masat do të zbatohen deri më 20 dhjetor, dhe ndoshta mund të ketë dhe një zgjatim të tyre “, tha Angela Merkel.

Që nga fillimi i pandmisë dhe deri tani në Gjermani 16,571 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 1,058,358.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Reperi i famshëm qëllohet me armë zjarri, ndërron jetë në moshën 26 vjeçare
Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Joe Biden ka zgjedhur 7 gra për t'u marrë me komunikimin (EMRAT) »
Article Logic
Execution time: 0.011393070220947
array(1) { ["section"]=> string(122) "angela-merkel-refuzon-te-heqe-kufizimet-e-covid-19-kritikon-planin-per-hapjen-e-hoteleve-gjate-festave-te-fundvitit-229654" }