Angela Merkel sulmon Kinën: Mashtroi botën për koronavirusin, Pekini të jetë më transparent

Publikuar tek: bota, më 17:26 20-04-2020 Angela Merkel sulmon Kinën: Mashtroi botën për koronavirusin, Pekini të jetë më transparent Angela Merkel

Angela Merkel është bërë udhëheqja më e fundit që ka reaguar duke lënë të kuptohet se Kina është përgjegjëse për çfarë ka ndodhur deri më tani, pasi ka mashtruar botën për koronavirusin.

Kancelarja gjermane i kërkoi Pekinit që të jetë më transparente në lidhje me origjinën dhe përhapjen fillestar të virusit, shkruan dailymail.

"Unë besoj se sa më shumë transparente të jetë Kina për origjinën e virusit, aq më mirë është për të të gjithë botën, në mënyrë që të mosëjmë më tepër në lidhje me të", tha Merkel.

Me 4648 viktima, Gjermania ka thuajse numër të njejtë me Kinën (4636), por ka 80 mijë të infektuar më shumë.

Deklarata e Merkel vjen pasi Macron tha se "nuk dihet saktësisht se çfarë po ndodh", kur u pyet në lidhje me shifrat e vdekjes dhe të infektimeve në Kinë. Ndërkohë Donald Trump dhe figura të larta republikane në SH.B.A. gjithashtu kanë hedhur dyshime mbi të dhënat e koronavirusit në Kinë.

Kancelarja Merkel foli ndërsa Gjermania filloi të lehtësonte bllokimin si pasojë e koronavirusit, duke lejuar që dyqanet e vogla dhe bizneset të rihapnin, me kusht që të zbatonin masat distancuese sociale.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shpresë për Italinë, numri i viktimave dhe të infektuarve të rinj me Covid-19 mbetet i ulët (SHIFRAT NË 24 ORËT E FUNDIT)
Kryeministri i Izraelit bën aleancë me kundërshtarin politik: Nuk ka zgjedhje të reja »
Article Logic
Execution time: 0.01050591468811
array(1) { ["section"]=> string(96) "angela-merkel-sulmon-kinen-mashtroi-boten-per-koronavirusin-pekini-te-jete-me-transparent-203313" }