Angela Merkel vizitë në Kinë, analistët e konsiderojnë si më të vështirën e 9 viteve

Publikuar tek: bota, më 09:46 17-06-2016 Angela Merkel vizitë në Kinë, analistët e konsiderojnë si më të vështirën e 9 viteve

Angela Merkel po viziton për të nëntën herë Kinën që prej kohës kur ajo është zgjedhur kancelare e Gjermanisë, për të marrë pjesë në takimet vjetore mes dy qeverive. Por, për analistët kjo është vizita më e vështirë për kancelaren në këto vitet e fundit, për shkak të çështjeve që janë në tavolinë.

Merkel shoqërohet në këtë vizitë nga 6 ministra federalë, 5 sekretarë shtetesh dhe 20 përfaqësues të bizneseve të mëdha gjermane. Ajo do të takohet me presidentin e Kinës, Xi Jinping, kryeministrin Li Keqiang dhe kryetarin e Partisë, Zhang Dejiang.

Lista e Merkel për Kinën është gjatë dhe ajo përfshin statusin e ekomomisë së tregut, eksportin e lartë të çelikut, mosmarrëveshjet në detin e Kinës Jugore dhe sundimin e ligjit në këtë vend.

Sa i përket statusit të ekonomisë së tregut, ky është problem i mbartuar që nga përfshirja e Kinës në Organizatën Botërore të Tregtisë. Në nëntorin e vitit 2001, sipas nenit 15 të Protokollit mbi anëtarësimin e Kinës, përkufizohet trajtimi si "vend i ekonomisë jo tregtare", për 15 vjet. Sipas planit, Kinës duhet t'i jepet statusi në dhjetor të këtij viti.

Disa zyrtarë në Bruksel shprehen se industria europiane e çelikut është goditur rëndë nga mbiprodhimi botëror, ndërsa kërkojnë marrjen e masave për të ndihmuar tregtinë dhe mbrojtur industrinë. Disa kompani europiane dhe amerikane shprehin kundërshti për dhënien e statusit të ekonomisë së tregut Kinës, pas vitit 2016. Kompanitë e akuzojnë Kinën si shkaktare të mbiprodhimit botëror të çelikut.

Çështja e detit në Kinën Jugore është gjithashtu një pikë e nxehtë për arsye se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë pritet të dalë me një konkluzion e lidhur me mosmarrëveshjet e Kinës me Filipinet për disa ishuj të diskutueshëm në këtë det. Pekini po përpiqet gjithnjë e më shumë të zgjerojë mbështetësit e tij për këtë çështje.

Ndërsa sa i përket sundimit të ligjit, kjo pikë është futur në agjendë si pasojë e presionit të madh të organizatave gjermane, që shprehin shqetësimin për respektimin e të drejtave në Kinë. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.041038990020752
array(1) { ["section"]=> string(89) "angela-merkel-vizite-ne-kine-analistet-e-konsiderojne-si-me-te-veshtiren-e-9-viteve-43791" }