Angelina Jolie e shqetësuar për refugjatët: Sistemi humanitar po thyhet

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 19:40 16-05-2016 Angelina Jolie e shqetësuar për refugjatët: Sistemi humanitar po thyhet

Aktorja me famë botërore, njëkohësisht edhe e dërguara speciale e OKB-së për refugjatët, Angelina Joli, është shprehur se sistemi ndërkombëtar humanitar për refugjatët po shkon drejt thyerjes.


Deklarata e Joli u bë gjatë një programi televiziv në BBC, program që pati në fokus çështjet e migracionit global. Aktorja  theksoi se s’duhet të kemi frikë ndaj emigrantëve dhe s’duhet të mbyllim kufijtë përballë refugjatëve ilegalë.

Jolie u shpreh se më shumë se 60 milionë njerëz, janë zhvendosur në mbarë botën, më shumë se kurrë më parë në 70 vitet e fundit.

Aktorja shtoi se ndihet thellësisht e shqetësuar mbi paqen dhe sigurinë e botës, duke shtuar: “Koha mesatare që i duhet një personi për t’u zhvendosur diku tjetër është rreth 20 vite”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019251108169556
array(1) { ["section"]=> string(76) "angelina-jolie-e-shqetesuar-per-refugjatet-sistemi-humanitar-po-thyhet-40623" }