Angli, shpallet fajtor për vrasje të dysfishtë Ali Qazimaj nga Elbasani

Publikuar tek: bota, më 18:30 13-03-2017 Angli, shpallet fajtor për vrasje të dysfishtë Ali Qazimaj nga Elbasani

Gjykata e Ipswich në Angli ka shpallur fajtor shqiptarin Ali Qazimaj për vrasjen e çiftit Stuart.

Ngjarja ndodhi të dielën e 29 majit të vitit 2016 në Norfolk ndërsa Qazimaj është arrestuar me 17 qershor nga policia e Luksemburgut.

Qazimaj ishte shpallur në kërkim si i dyshuar për vrasjen e 75 vjeçarit, Peter Stuart dhe zhdukjes së bashkëshortes së tij, 69 vjeçares Sylvia.

Peter Stuart u qëllua për vdekje me një thikë nga Qazimaj, ndërsa gruan e tij e zhduku në pyll.

Qazimi ishte i regjistruar në Angli si shtetas kosovar, por që emrin e vërtetë e ka Vital Dapi dhe është nga Elbasani.

Shkak për vrasjen ka qenë shtëpia 280 mijë paund e çiftit anglez ndërsa ngjarja ka ardhur pas një pakti të autorit të krimit me djalin e viktimave, i cili donte të përfitonte trashëgiminë e vilës luksoze.

Ai u arrestua nga policia angleze menjëherë pas ngjarjes, ndërsa Qazimaj u shpall në kërkim ndërkombëtar si i dyshuari kryesor për vrasjen e çiftit të moshuar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “The Washington Post” pasyron situatën politike në Shqipëri: Kryeministri Rama zëvëndëson 4 ministra
Organizatat terroriste, Erdogan i drejton gishtin kancelares Merkel: Ti i mbështet, pse e fsheh? »
Article Logic
Execution time: 0.009984016418457
array(1) { ["section"]=> string(76) "angli-shpallet-fajtor-per-vrasje-te-dysfishte-ali-qazimaj-nga-elbasani-71770" }