Vetëm pak ditë pas largimit nga Bashkimi Europian, Anglia është larguar sërish, këtë herë nga Kampionati Europian.
Një gol i Rooney në minutën e 4’ të pjesës së parë nuk ka qenë i mjaftueshëm për t’i siguruar të paktën një barazim pas golave të Sigporsson dhe Sigurdsson. Shteti me vetëm 300 mijë banorë, Islanda bëhet kështu ekipi i rradhës që kualifikohet në çerekfinale ku do të përballet me Francën.