Spanja ka pranuar anijen me 629 emigrantë afrikanë të bllokuar në Detin Mesdhe.
Mësohet se vendimi i mor nga kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez.
Ndërkohë kujtojmë që anija me 629 emigrantë në bord ishte bllokuar në Mesdhe, pasi Ministri i ri i Brendshëm i Italisë, Mateo Salvini nuk i dha leje që të ankorojë në portet e Italisë. Bëhet fjalë për anijen Aquarius të organizatës bamirëse gjermane SOS Meditterranee, e cila shpëtoi qindrat e emigrantëve në ujërat libiane.
Salvini tha se është Malta që duhet t’i marrë ata emigrantë, diçka që është hedhur poshtë nga autoritetet malteze.