Ministria e Transportit ka reaguar mbi vonesat që shkaktohen në portet detare gjtë mbërritjes së emigrantëve.
Sipas ministrisë së Transporteve vonesat shkaktohehen pasi Agjencitë shesin bileta jashtë kapaciteteve.
Gjithashtu një tjetër problem që shkakton rradhë të gjata vjen si shkak i moszbatimit të grafikut për nisjen e trageteve, që është miratuar nga organet kompetente.
Ndërkohë, pas 5 orësh pritje trageti me pasagjerë “Red Star” është akoruar. Edhe pse janë lënë për pesë orë në det, pasagjerët i janë nështruar edhe njëherë verifikimit të dokumenteve.
“Ne kemi interes për një shërbim të rregullt. Kemi miratuar një grafik të alternuar. Situata është nën kontroll, trageti u ankorua. Drejtorit të portit të Vlorës i është tërhequr vëmendja”, ka deklaruar drejtori i standarve të MTI, Arjan Korpa.