Anija shqiptare kap skafin: Shoqërohen tre bullgarë dhe një shqiptar në Sarandë, skafi pa dokumente

Publikuar tek: aktualitet, më 11:47 24-01-2017 Anija shqiptare kap skafin: Shoqërohen tre bullgarë dhe një shqiptar në Sarandë, skafi pa dokumente Foto ilustruese

U ka kushtuar probleme me policinë kufitare vizita turistike që tre bullgarë donin të bënin në brigjet shqiptare. 

Anija shqiptare “Vjosa” ka shoqëruar dje në portin e Sarandës një skaf me flamur bullgar, në brendësi të të cilit ishin tre persona, me shtetësi bullgare dhe pronari, I cili ishte shqiptar.

Arsyeja e shoqerimit të skafit ishte mungesa e dokumentacionit. Anija Ushtarake ka parë se më tutje nuk ka pasur kompetencë për t’u marrë me skafin, ku udhëtarët pretendonin për arsye turistike.

Burime nga ministria e Mbrojtjes bënë të ditur për newsbomb.al, se menjëherë pas shoqërimit, personat dhe skafi u dorëzuan në policinë kufitare, e cila po merret me hetimet e mëtejshme për rastin jo të zakontë në bregdetin shqiptar. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tritol në banesën e 56-vjeçarit, çaktivizohet nga policia
Qëllohet me 15 plumba automatik nga 50 metra distancë në shtëpinë e kryeplakut të fshatit »
Article Logic
Execution time: 0.011070966720581
array(1) { ["section"]=> string(103) "anija-shqiptare-kap-skafin-shoqerohen-tre-bullgare-dhe-nje-shqiptar-ne-sarande-skafi-pa-dokumente-66488" }