Anija shqiptare ‘Oriku’ / Xhaçka: Shpëtohen 111 emigrantë brenda pak orësh

Publikuar tek: aktualitet, më 09:39 21-09-2019 Anija shqiptare ‘Oriku’ / Xhaçka: Shpëtohen 111 emigrantë brenda pak orësh

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka njoftuar se mbrëmjen e djeshme në ujërat mes Turqisë dhe Greqisë anija shqiptare ‘Oriku” janë shpëtuar 111 emigrantë sirianë, irakenë e palestinezë.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Xhaçka tregon se emigrantët e shpëtuar lundronin në 2 gomone dhe 1 skaf.

Sipas Xhaçkës, në fund ata i janë dorëzuar Rojës Bregdetare turke.

'Natë intensive për anijen shqiptare Oriku dhe ekuipazhin e saj me mision në detin Egje.
111 emigrantë sirianë, irakenë e palestinezë u shpëtuan në 3 operacione të ndryshme brenda pak orësh, gjatë mbrëmjes së djeshme në ujërat mes Turqisë dhe Greqisë.
Emigrantët të cilët lundronin në 2 gomone dhe 1 skaf, iu dorëzuan Rojës Bregdetare turke', shkruan ministrja.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025993824005127
array(1) { ["section"]=> string(76) "anija-shqiptare-oriku-xhacka-shpetohen-111-emigrante-brenda-pak-oresh-179225" }