Anjeza Shahini sulmon Elhaidën: Nuk e meriton të shkojë në Eurovizion

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 14:10 26-02-2015 Anjeza Shahini sulmon Elhaidën: Nuk e meriton të shkojë në Eurovizion

Këngëtarja Anjeza Shahini ka reaguar në lidhje me ndryshimin e këngës “Diell’  që do të përfaqësonte Shqipërinë në skenën e Eurosong. “Diell”  nuk do të jetë më kënga qëdo shkojë në Eurosong dhe kjo duket se ka nxitur edhe reagimin e Shahinit, e cila jo vetëm që është kundër mënyrës se si ka vepruar  RTSH por edhe kundër vajtjes së Elhaidës në Eurovizion.

"Unë dua të jetë në ESC ai që e meritonte e që e ka merituar prej kohësh ,BojkenLako. Me gjithë respektin për artisten Elhaida,nuk më duket e drejtë kjo kapriço,aspak profesionale e kujtdo për t’u tërhequr. Ku shkuan të gjitha rregullat që vihen përpara festivalit në kaq vit?! Kush janë këta njerëz që marrin përsipër të bëjnë si të duan me televizionin e shqiptarëve taksapagues?!!! Më duket e padrejtë dhe mungesë respekti kundrejt gjithë artisteëve të tjerë që prej vitesh respektojnë rregullat.

Vitin e ardhshëm le ta dergojne Elhaidën me një format të ri festivali,ku zgjidhet një pëfaqësues dhe konkurojnë kompozitorët për këngën që i përshtatet më mirë këngetares,sikurse kanë bërë shumë shtete.Me siguri do të kemi edhe rezultate shumë më të mira”, shkruan këngëtarja Anjeza Shahini.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026596069335938
array(1) { ["section"]=> string(73) "anjeza-shahini-sulmon-elhaiden-nuk-e-meriton-te-shkoje-ne-eurovizion-4491" }