Ankand për fanellën e Shqipërisë në Euro 2016, 5 kompani gjigande të interesuara

Publikuar tek: sport, më 00:30 03-12-2015 Ankand për fanellën e Shqipërisë në Euro 2016, 5 kompani gjigande të interesuara

Shqipëria po përgatitet për përfaqësimin historik në finalet e Kampionatit Europian. Për pjesëmarrjen në evenimentin e verës së ardhshme në Francë, Kombëtarja pritet të përfaqësohet me një imazh të ri, duke nisur nga fanella.

Ishte pikërisht kjo një prej pikave të diskutimit në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv, të zhvilluar në Federatën Shqiptare të Futbollit. Çështja rreth sponsorit teknik u propozua nga Drejtoria e Marketingut, transmeton Supersport.

Objektivi është përgatitja e një koleksioni të veçantë, me dizajn të personalizuar dhe unik për ekipin kuqezi, që do të shërbejë si imazh i veçantë i Shqipërisë në Euro 2016, por edhe në kualifikueset e Botërorit 2018.

Një ndërthurje mes simboleve kombëtare dhe prezantimit të veçantë në evenimentin në Francë. Ekzekutivi i FSHF-së njoftoi se janë identifikuar ofertat dhe projektet e ardhura, ndërsa procesi do të mbyllet brenda muajit janar.

Synimi është sigurimi i një projekti që përveçse cilësor të jetë edhe afatgjatë. Adidas, sponsori aktual i Kombëtares është një prej kandidatëve, me federatën që është në procesin e rinegocimit të marrëveshjes.

Tjetër kompani prestigjoze është edhe Puma. Përveçse është sponsor i përfaqësueses italiane në Euro 2016, kjo markë ka përgatitur fanellat e Zvicrës, Republikës Çeke dhe skuadrës së Austrisë.

Mes kompanive që kanë shfaqur interes janë edhe tre italiane. Bëhet fjalë për Lotto, me seli në Trevizo dhe që u shfaq në industrinë e veshjeve sportive në vitin 1973. Detaj interesant është se Lotto ka qenë sponsor i Bekim Kastratit, sulmuesit që ka luajtur tre ndeshje për Kombëtaren.

Errea është një kompani e krijuar në vitin 1988 me seli në Parma. Pas përfaqësimit në rang klubesh me Tiranën dhe Teutën, për këtë markë do të ishte bashkëpunimi i parë me Kombëtaren.

Macron në anën tjetër u krijua në vitin 1971, si shpërndarës i markave sportive amerikane në Itali. Kompania nisi punën në futbollin botëror në vitin 2001, me kontratën e parë me Bolognan, qytet ku ka edhe selinë, ndërsa prej dhjetë vjetësh është zgjeruar edhe në tregun botëror.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.049160003662109
array(1) { ["section"]=> string(85) "ankand-per-fanellen-e-shqiperise-ne-euro-2016-5-kompani-gjigande-te-interesuara-26825" }