Ankesa e Vangjel Tavos, policia i përgjigjet me arrestimin e një grupi tjetër

Publikuar tek: aktualitet, më 10:24 07-02-2017 Ankesa e Vangjel Tavos, policia i përgjigjet me arrestimin e një grupi tjetër

Pas shqetësimit të Vangjel Tavos të LSI se në Dropull kishte vjedhje të shumta banesash, Policia e Shtetit i është përgjigjur me goditjen e një tjetër grupi hajdutësh.

Efektivat e Stacionit të Policisë Dropull pas një pune operative,  kanë bërë të mundur kapjen e dy të rinjëve që dyshohen se kryenin vjedhje banesash në zonën e Dropullit.

Si rezultat i kësaj pune u bë ndalimi i shtetasve : Eno Kalemi, 36 vjeç, banues në Sarandë. Ardit  Izvori, 31 vjeç, banues në fshatin Mollas, Mallakastër.

Policia njofton se, ndalimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi:

Në orët e para të mëngjesit,  në bashkëpunim  me njeri-tjetrin,  kanë vjedhur me thyerje me mjete të forta banesat e shtetasve:

E.G.,  E.V  dhe J.B. , banues në fshatin Bularat, Dropull.

Në këto banesa  kanë vjedhur  një televizor si dhe sende të tjera shtëpiake.

“Po vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë për dokumentinin e disa rasteve të tjera të ndodhura më parë në zonën e Dropullit ku dyshohet se autorët janë dy shtetasit e lartpërmendur.

Materialet në ngarkim të këtyre dy shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Policia arreston 2 të rinjtë e shpallur në kërkim për vjedhje
Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, tre persona në gjendje kritike për jetën »
Article Logic
Execution time: 0.011353015899658
array(1) { ["section"]=> string(82) "ankesa-e-vangjel-tavos-policia-i-pergjigjet-me-arrestimin-e-nje-grupi-tjeter-67965" }