Ankesat e qytetarëve në portalin e Ramës, ministrja e Drejtësisë shkarkon 8 punonjës të administratës

Publikuar tek: politike, më 14:10 05-01-2018 Ankesat e qytetarëve në portalin e Ramës, ministrja e Drejtësisë shkarkon 8 punonjës të administratës

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në një deklaratë për mediat ka njoftuar se ka marrë masa ndëshkimore për 8 punonjës së Hitpotekës, duke i shkarkuar nga detyra.

Shkak për këtë vendim sipas ministres është bërë konstatimi i shkeljeve pas inspektimeve në disa zyra të hipotekave në vend, referuar nga denoncimet dhe ankesat e qytetarëve në portalin “platforma për Shqipërinë që duam”. 

“U konstatuan shkelje për 15 ankesa të zgjidhura zvarritjet janë disavjeçare në shkelje me ligjin. Të vendosur për të goditur shkeljet e ligjit, sot kam marrë masat deri në shkarkim për 8 punonjës. Inspektime janë bërë në zyrat e hipotekave në Elbasan, Lushnjë, Fier, Korçë, Tiranë, Shkodër. Ju garantojmë të gjithë qytetarëve angazhim maksimal për të zgjidhur problematikat e tyre në regjistrimin e pronës në zyrat e pasurive të paluajtshme. “Shqiëpria që duam” është platformë që shpërben për t’i dhënë fund sorollatjeve në dyert e institucioneve shtetërore dhe do të ketë zero tolerancë ndaj abzuzuesëve dhe shkelësve të ligjit”, u shpreh Gjonaj. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012843132019043
array(1) { ["section"]=> string(107) "ankesat-e-qytetareve-ne-portalin-e-rames-ministrja-e-drejtesise-shkarkon-8-punonjes-te-administrates-105517" }