Ankesat për të dhënat personale, Franca gjobit kompaninë “Google” me 50 milionë euro

Publikuar tek: bota, më 18:06 21-01-2019 Ankesat për të dhënat personale, Franca gjobit kompaninë “Google” me 50 milionë euro

Autoritetet franceze për mbikëqyrje të të dhënave e kanë gjobitur kompaninë gjigante amerikane, “Google” me 50 milionë euro, duke u mbështetur për herë të parë në rregullat e reja të Bashkimit Evropian për mbrojtjen e të dhënave.

Raportohet se gjoba është lëshuar për shkak të dështimit për të ofruar informata transparente dhe të qasshme për politikat e përdorimit të të dhënave. Autoriteti mbikëqyrës francez ka thënë se kompania amerikane e ka bërë shumë të vështirë për përdoruesit që t’i kuptojnë dhe menaxhojnë preferencat për përdorimin e të dhënave personale, veçanërisht për reklamat e etiketuara.

“Njerëzit presin nga ne standarde të larta të transparencës dhe kontrollit. Ne jemi thellësisht të përkushtuar për t’i përmbushur këto pritshmëri dhe kërkesat që dalin nga rregullorja e Bashkimit Evropian për mbrojtjen e të dhënave. Jemi duke e analizuar vendimin që t’i përcaktojmë hapat e ardhshëm”, thuhet në një deklaratë të kompanisë amerikane.

Vendimi për ndëshkim të kompanisë “Google” erdhi pas ankesave të dy grupeve për mbrojtjen e të drejtave të njerëzve. Njëri grup i kishte mbledhur rreth 10 mijë nënshkrime për këtë çështje, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01203989982605
array(1) { ["section"]=> string(88) "ankesat-per-te-dhenat-personale-franca-gjobit-kompanine-google-me-50-milione-euro-149720" }