Anketa: Sa e njohin dhe si e perceptojnë qytetarët të shkuarën komuniste në Shqipëri

Publikuar tek: ekonomi, më 19:09 05-12-2016 Anketa: Sa e njohin dhe si e perceptojnë qytetarët të shkuarën komuniste në Shqipëri

Është realizuar në Shqipëri anketa mbi “Njohuritë dhe perceptimet e publikut për të shkuarën komuniste në Shqipëri dhe pritshmëritë e tij për të ardhmen”. Këto rezultate u paraqitën sot nga Prezenca e OSBE-së dhe ambasada gjermane, në bashkëpunim me kompaninë IDRA, e cila zhvilloi anketën.

 Anketa është pjesë e projektit për nxitjen e dialogut publik rreth të shkuarës totalitare në Shqipëri, që zbatohet nga Prezenca e OSBE-së, me financim të qeverisë gjermane. 

Të pranishme në prezantimin e sotëm ishin edhe ambasadorja gjermane, Susanne Schütz dhe Gentiana Sula, Kryetare e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Kryetari i Prezencës së OSBE-së, ambasadori Bernd Borchardt gjatë fjalës së tij e ka konsderuar tepër të rëndësishme anketimin e qytetarëve.

“Me këtë nismë, kemi mbështetur dialogun kombëtar konstruktiv për historinë e Shqipërisë gjatë regjimit komunist.

Shqipëria e ka nisur diskutimin për shkeljet e të drejtave të njeriut nga regjimi i kaluar më vonë se shoqëritë e tjera totalitare në Evropë. Edhe pse janë bërë disa hapa për të trajtuar këto çështje, nuk ka pasur një dialog kombëtar gjithëpërfshirës për krimet dhe përballjen me to, dhe se si të arrijmë pajtimin qoftë në nivel kolektiv, apo individual.

Gjatë dy viteve të fundit ka pasur njëfarë hovi, nga hapja e bunkerit të Hoxhës apo “Shtëpisë së Gjetheve", deri te ligji që mundëson hapjen e dosjeve të Sigurimit. Miratimi i këtij ligji ishte një nga katalizatorët kryesorë të kësaj ankete, sepse nxjerrja e këtyre dokumenteve pa një dialog gjithëpërfshirës mund të shkaktojë tensione në shoqërinë shqiptare ku gjithkush njeh gjithkënd.

Muajin e kaluar, emërimi i anëtarëve të Autoritetit të Informimit mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ishte një tjetër hap drejt hapjes së dosjeve’,shtoi Bernd Borchardt .

Shumica e të anketuarve kishin njohuri të mira për standardin e jetesës gjatë regjimit të kaluar, të anketuarit ishin thellësisht të ndarë në lidhje me rolin e Enver Hoxhës në historinë e vendit.

Disa nga të dhënat kryesore: 

problem.png

idra.png

persekutim.png

idra_3.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01872706413269
array(1) { ["section"]=> string(89) "anketa-sa-e-njohin-dhe-si-e-perceptojne-qytetaret-te-shkuaren-komuniste-ne-shqiperi-61682" }