Ankimoi vendimin për izolimin e Shullazit në '41 BIS, avokati liston arsyet: Klienti ka punuar në burg dhe ka sjellje të mirë, por në një ditë të bukur u bë armik (PSE JAM KUNDËR)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:04 06-08-2020 Ankimoi vendimin për izolimin e Shullazit në '41 BIS, avokati liston arsyet: Klienti ka punuar në burg dhe ka sjellje të mirë, por në një ditë të bukur u bë armik (PSE JAM KUNDËR) Shullazi me banden e tij

Avokati i Emiljano Shullazit, Vladimir Meçi ka ankimuar vendimin për izolimin e klientit të tij në qelinë e posaçme '41-bis'.

Në dokumentin e siguruar nga report tv, avokati ka listuar arsyet se përse nuk është dakord me vendimin e ministrisë së Drejtësisë, sipas së cilit ka një sërë shkeljesh.

Meçi argumenton se Shullazi nuk ka statusin e të dënuarit, e për pasojë nuk mund të izolohet në burgjet e sigurisë së lartë.

Ndërkaq ai thekson se Shullazi ka punuar në bibliotekën e burgut dhe ka pasur një sjellje të mirë, por papritmas, sipas tij, u shëndrua në armik publik.

"Ajo që thuhet në Urdhrin e Ministrisë së Drejtësisë për Emiljano Shullazin se "subjekti mban komunikime me organizatën kriminale ky bën pjesë dhe me organizata të tjera, si edhe me të paraburgosurit e tjerë që i përkasin të njëjtit grup me të cilët bashkëpunojnë" është e paplotë dhe nuk vërteton qëllimin e këtyre kontakteve apo komunikimeve.

Emiljano Shullazi ka qenë i paraburgosur te 313 dhe bashkë me të ka qenë nipi i tij Endrit Zela, shoku i tij i fëmijërisë Gilmando Dani dhe kushëriri i tij Blerim Shullazi, të këta sipas gjykatës së shkallës së parë "pjesë e një grupi të strukturuar kriminal". Nëse ministri e ka fjalën për këta persona të cilët "janë pjesë të së njëjtës organizatë kriminale" kujtojmë se mes qernieve njerëzore ka edhe marrëdhënie njerëzore, daja do të takojë nipin e tij, do të kujdeset për të dhe kjo nuk mund të quhet organizatë kriminale dhe as e kundërligjshme". (...).

Emiljano Shullazi ka qenë i punësuar në bibliotekën e Burgut, nuk ka asnjë vërejtje apo masë disiplinore për shkelje të rregullore. Si mund të shpjegohet që ky individ një ditë të bukur si "rrufe në qiell të pastër" u bë "Armiku publik që duhej të izolohej patjetër në regjimin 41 bis", shkruhet mes të tjerave në dokument.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011217832565308
array(1) { ["section"]=> string(180) "ankimoi-vendimin-per-izolimin-e-shullazit-ne-41-bis-avokati-liston-arsyet-klienti-ka-punuar-ne-burg-dhe-ka-sjellje-te-mire-por-ne-nje-dite-te-bukur-u-be-armik-pse-jam-kunder-216280" }