Në Durrës, qyteti i cili u godit më së shumti nga tërmeti fatal i 26 nëntorit, ankthi dhe frika ende mbizotërojnë në jetën e përditshme të qytetarëve.
Përveç pasoja të rënda, dëmeve njerëzore dhe materiale, qytetarët e Durrësit janë në panik të vazhdueshëm dhe të trembur ku reagojnë në mënyrë kaotike pas çdo zhurme apo lëkundjeje.
Nga kamerat e sigurisë së një lokali në zonën e Plazhit tek Rrota e Kuqe, është kapur një moment ku teksa era e fortë ka fryrë dhe ka lëvizur tendën e lokalit, klientët brenda kafenesë kanë dalur të frikësuar duke menduar se ra një tjetër tërmet.
Në video tregohet edhe momenti teksa klientët e lokalit dalin jashtë duke nxituar por vetëm pak më pas kuptojnë se nuk ishte tërmet por era e fortë.