Anna Grodzka burri që u bë grua pretendon presidencën në Poloni

Publikuar tek: bota, më 19:51 15-02-2015 Anna Grodzka burri që u bë grua pretendon presidencën në Poloni Kandididatja qe kerkon presidencen e Polonise, Anna Grodzka

Anna Grodzka është deputete në Parlamentin Polak. Në vitet 60 lindi si mashkull, por më pas ndryshoi gjininë duke u kthyer në grua. Prej atëherë bën një jetë si grua dhe është deputete e partisë së të Gjelbërve, shumë e debatueshme në vendin më katolik të Evropës Lindore, në Poloni. Përpara ndryshimit të gjinisë Anna Grodzka ishte e martuar dhe pati lindur një djalë, por kur vendosi të ndryshojë gjininë, gruaja e tij e braktisi.

Sipas gazetës gjermane Bild Zeitung ajo ka lajmëruar këtë fundjavë kandidimin për Presidente e Polonisë, duke premtuar më shumë drejtësi sociale, një politikë të re energjetike dhe më shumë pjesmarrje të qytetarëve në vendimmarrje. Zgjedhjet presidenciale janë në 10 maj. Favoriti kryesor është presidenti aktual Bronislau Komorowski. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024627923965454
array(1) { ["section"]=> string(68) "anna-grodzka-burri-qe-u-be-grua-pretendon-presidencen-ne-poloni-3425" }