Anna Vissi, ja VIP-at që ndoqën këngëtaren. Tavolinat me çmime marramendëse

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 13:55 01-02-2015 Anna Vissi, ja VIP-at që ndoqën këngëtaren. Tavolinat me çmime marramendëse

Anna Vissi, këngëtarja me famë e Greqisë, në moshën 57 vjeçare tundi skenën në disco club Arena, duke çmendur shqiptarët, e duke u shkundur dhe xhepat.

Që të kuptohemi drejt. Të shikoje Anna Vissin nuk ishte e thjeshtë. Biletat për të hyrë në Arena ishin 50 mijë lekë të vjetra, dhe gjatë orëve të fundit me mik, mund të gjeje dhe më shtrenjtë se aq. Tavolinat ishin ndarë në tre zona, zona e parë, ku të ftuarit konsideroheshin specialë, dhe për prenotimin e tavolinës kishin paguar edhe 500 mijë lekë, me nga një shishe shampanjë në të. Ata të brezit të dytë dhe në pistën kryesore poshtë, më afër skenës ku do performonte këngëtarja.

Mes publikut që kishte shkuar për të parë këngëtaren, gjeje biznesmenë si Saimir Mane e Agim Zeqo. Në tavolina të veçanta ishin vendosur Armand Shkullaku; më tutje Arian Çani, por edhe Aleksandër Frangaj nën shoqërinë e bashkëshortes dhe Blendi Klosi me Norën.

Zëvendësdrejtori i tatimeve ishte aty në një tavolinë me vete. Jo për të parë nëse priteshin kuponat tatimorë, (të cilët vinin në fakt), por sigurisht për këngëtaren. Po ashtu, edhe drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Artur Zoto ishte në rradhët e publikut. Zyrtarë të mesëm të administratës kishte shumë në të gjitha anët e sallës.

Në një foto, sikurse shihet, ishte edhe këngëtari nga Shkupi, Shpat Kasapi. Shkurt, Arena ishte plot, aq sa njerëzit po përplaseshin me njëri tjetrin.

Jashtë vendit ku mbahej ky koncert, tre furgona të hetimit tatimor rrinin e ruanin për të gjuajtur xhiron e rradhës. E po aq, edhe inspektorët e cigares duhet të ishin aty, e që normalisht duhej thënë, se ishte i vetmi vend ku pihej cigarja në çdo tavolinë.

Pavarësisht këtyre, Anna Vissi, u dhuroi shqiptarëve shumë kënaqësi, bëri batuta me ta, dhe e mori vesh sesa e dashur ishte për shqiptarët, edhe pse vinte për herë të parë në vendin e shqiponjave.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.32560205459595
array(1) { ["section"]=> string(78) "anna-vissi-ja-vip-at-qe-ndoqen-kengetaren-tavolinat-me-cmime-marramendese-2061" }